LAJMI I FUNDIT:

LDK thotë se nuk ka marrëveshje me PDK-në për të shkuar në zgjedhje (Video)

LDK thotë se nuk ka marrëveshje me PDK-në për të shkuar në zgjedhje (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë marrëveshje me partnerin e koalicionit, PDK-në, për të shkuar në zgjedhje të parkoshme.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel ka thënë se marrëveshja e arritur mes partnerëve të koalicionit duhet respektuar dhe sipas saj asnjëra parti nuk lejohet të votojë mocion për rrëzimin e Qeverisë.

Haziri ka thënë se në këtë kohë vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por një kërkesë të tillë nga PDK-ka ka ardhur prej ditës kur në krye të PDK-së ka ardhur Kadri Veseli dhe qasja e kësaj partie ndaj LDK-së ka ndryshuar.