LAJMI I FUNDIT:

LDK: RTK është dorëzuar tërësisht, është shndërruar në vegël të pushtetit

LDK: RTK është dorëzuar tërësisht, është shndërruar në vegël të pushtetit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sot rreth publikimit të një artikulli në RTK që sulmonte disa nga mediat në Kosovë.

LDK thekson se Radio Televizioni i Kosovës (RTK) është dorëzuar tërësisht dhe se mediumi i presupozuar si publik, është shndërruar në vegël të interesit ordiner të pushtetit.

“RTK jashtë çdo morali e etike godet mediat e Kosovës, iu bën gjyqin publik dhe i dënon me epitetin e tradhtarit e shërbëtorit të interesave të huaja.


LDK-ja e ka dëshmuar tash e dy vjet – nëpërmjet bojkotit të plotë – se ky medium i thirrur për të përfaqësuar interesin publik dhe promovuar liritë, është shndërruar fatkeqësisht në Bastillen e fjalës së lirë. Në RTK shtypet e vërteta dhe konstruohet propaganda. Reagimet e koordinuara me zyrat partiake e pushtetare, ndërsa, të shfaqura qartazi tashmë, dëshmojnë kapjen e thellë të mediumit publik”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

AGK-ja denoncon fushatën e rrezikshme akuzuese të deputetëve të LVV-së kundër “Periskopit” dhe “Nacionales”
Lexo po ashtu AGK-ja denoncon fushatën e rrezikshme akuzuese të deputetëve të LVV-së kundër “Periskopit” dhe “Nacionales”

LDK tutje thekson se ky është vetëm fillimi sepse sipas tyre “kur sulmohen mediat është shenjë se shpifjet, frikësimet do bëhen edhe më të shpeshta e të dukshme edhe ndaj kundërshtarëve të pushtetit. Prandaj reagimi ynë i përbashkët është domosdoshmëri!”.

“LDK-ja do të shfrytëzojë mekanizmat parlamentar për të vënë në dritë kapjen dhe për t’i mbajtur përgjegjës kapësit dhe shërbëtorët e propagandës. Për më tepër bashkë me qytetarin e Kosovës do ta mbrojmë fjalën e lirë dhe interesin publik në këtë vend me çdo çmim!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori