Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media në shenjë proteste për disa amandamente, që sipas tyre, janë refuzuar nga Qeveria e Kosovës.

Në disa komisione qeveritare të mbajtura, sipas LDK-së janë refuzuar disa pika kryesore, sidomos ato që kanë të bëjnë me Komunën e Prishtinës.


Sipas, asaj që u paraqit nga zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa, Jehona Lushaku dhe Fadil Hadërgjonaj paraqitën amandamentet para mediave.

Sipas tyre, Qeveria ka refuzuar 21 amandamente: Unaza e Jashtme e Kryeqytetit, mësimi tërë ditor në Kosovës, digjitalizimin e Shëndetësisë, Spitalin e Prishtinës dhe digjitalizimin e shkollave, mes amendamenteve kryesore.

Kujtojmë se në ora 11:00, do të mblidhet Kuvendi i Kosovës për miratimin e buxhetit për vitin 2026 në lexim të dytë, derisa në Projektligjin për Ndarje Buxhetore është përfshirë edhe buxheti i Prishtinës që u votua me vonesë në Kuvendin Komunal. /Telegrafi/