LDK në Junik prezanton listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale – Shehu synon edhe një mandat

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Junik ka publikuar zyrtarisht listën me 17 kandidatë për Asamblenë Komunale, në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Kjo listë udhëhiqet nga kryetari aktual i komunës, Ruzhdi Shehu, i cili njëherësh është edhe kandidat për një mandat të ri.
Shehu synon të vazhdojë punën dhe projektet e nisura në këtë qytet të vogël të Dukagjinit, i njohur për potencialin e tij turistik.
Në mandatin e kaluar, Shehu ka realizuar projektet e premtuara në fushën e turizmit, duke investuar në infrastrukturë dhe hapjen e rrugëve të reja drejt zonave malore dhe atraksioneve natyrore që ofron Juniku. Këto ndërhyrje, sipas tij, kanë për qëllim promovimin e turizmit malor dhe zhvillimin ekonomik të zonës. /Telegrafi/


















































