LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 14° partlycloudy_day

LDK në Gjilan: Votimi për ndarjen e mjeteve për kategoritë në nevojë u mundua të pengohet nga VV-ja

LDK në Gjilan: Votimi për ndarjen e mjeteve për kategoritë në nevojë u mundua të pengohet nga VV-ja

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pati kërkuar nga opozita bartjen e buxhetit të pashfrytëzuar të vitit 2024, derisa këta të fundit nuk e votuan propozimin fillestar, po vetëm disa prej pikave të paraqitura nga kryetari.

Shefi i grupit të këshilltarëve nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdyl Aliu, tha se votimi në Kuvend Komunal për ndarjen e mjeteve për kategoritë në nevojë u mundua të pengohet nga Vetëvendosje.

“Votimi në Kuvend Komunal për nxjerrjen e këtij vendimi për ndarjen e mjeteve për kategoritë në nevojë u mundua të pengohet pikërisht nga LVV duke e lëshuar seancën, mirëpo votuesi i Gjilanit i ka dhënë mjaftueshëm vota LDK-së sa të mos mund ta pengojnë përfaqsuesit e LVV-së në kuvend në vendime të mira si ky”, tha Aliu.


Madje, LDK-ja i quan tentim manipulimi dhe dezinformimi aludimet se kinse këta të fundit nuk po votojnë për ndarje të buxhetit për kategoritë që janë pjesë e këtij vendimi.

“Kjo është përgjigja ndaj tentimit për manipulim dhe dezinformim të opinionit nga Lëvizja Vetëvendosje-Gjilan, kinse LDK-ja nuk po voton për ndarje të buxhetit për kategoritë që janë pjesë e këtij vendimi”, theksoi ai.

Aliu, tutje tha se LDK do të vazhdoj të jetë gardian për mbrotje të ligjshmërisë dhe e keqpërdorimeve të buxhetit.

Ndryshe, opozita doli kundër propozimit fillestar të kryetarit të komunës, ashtu siç e paraqiti ai, por tha se është e gatshme t`i votojë kërkesat e shoqatave Handikos, “Pema”, Shoqatës së të Verbërve, të ndërmarrjes Tregu si dhe projektin e Varrezave të Dëshmorëve, ashtu siç i formuloi Nazim Gagica (AAK) dhe i mbështetën edhe nga Avdyl Aliu (LDK), Bujar Nevzati (PDK) e Kushtrim Kadriu (Vatra), përkatësisht anëtarët e këtyre subjekteve politike në Kuvend. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Abdixhiku: Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota, nuk duhet të jetë fare në atë pozitë

Abdixhiku: Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota, nuk duhet të jetë fare në atë pozitë

Lajme
Osmani takon presidentin sirian: Takimi ynë i parë për të hapur kapituj të ri bashkëpunimi

Osmani takon presidentin sirian: Takimi ynë i parë për të hapur kapituj të ri bashkëpunimi

Lajme
Zyrtare, çmimi i energjisë elektrike rritet 16 për qind

Zyrtare, çmimi i energjisë elektrike rritet 16 për qind

Ekonomi
Osasuna kërkoi fitore në tavolinë ndaj Barcelonës, Komisioni Disiplinor merr vendin në lidhje me ‘rastin Inigo Martinez’

Osasuna kërkoi fitore në tavolinë ndaj Barcelonës, Komisioni Disiplinor merr vendin në lidhje me ‘rastin Inigo Martinez’

La Liga
Plaçkitën 420 mijë franga zvicerane nga bankomatët, tre kosovarë pranojnë aktakuzën

Plaçkitën 420 mijë franga zvicerane nga bankomatët, tre kosovarë pranojnë aktakuzën

Drejtësi
Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

La Liga
Kalo në kategori