Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës do të mbajë një konferencë për medie.

Në njoftim bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në selinë qendrore të partisë, në orën 12:00.


“Me datë 12 maj 2021, në orën 12:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK nuk e ka treguar arsyen e thirrjes së kësaj konference.

Ndryshe, kjo parti edhe të shtunën ka mbajtur një konferencë për media. /Telegrafi/