LAJMI I FUNDIT:

LDK-LVV bëjnë koalicion në Dragash

LDK-LVV bëjnë koalicion në Dragash

LDK në Dragash ka nënshkruar sot marrëveshje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmi është bërë i ditur nga dega e LDK-së në këtë komunë.

Sipas kësaj marrëveshje LVV do të mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar në balotazhin e 14 nëntorit.


“Arrihet marrëveshja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)- Dega Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)- Qendra Sharr. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftim.

Në foton e shpërndarë nga dega e LDK-së, shihen bashkë kandidati i LDK-së për kryetarë të Dragashit, kryetari i Qendrës së LVV në Dragash, bartësi i listës së LVV në zgjedhjet lokale dhe zyrtarë tjerë të LDK-së e LVV-së.

Në raundin e parë të zgjedhjeve në këtë komunë, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka marrë 34.76% të votave. Kundër kandidati nga ana e PDK-së, Shaban Shabani ka marrë 33.69%.
VV ka marrë 17.75%./Telegrafi/