LAJMI I FUNDIT:

LDK kritikon Qeverinë për pakon e re: U injoruan të papunët dhe sektori privat

LDK kritikon Qeverinë për pakon e re: U injoruan të papunët dhe sektori privat

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë Kurti për pakon e re për përballimin e inflacionit, të cilën e prezantuan ditë më parë kryeministri Albin Kurti si dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Besian Mustafa nga LDK-ja, përmes një konference për media tha se kjo pako është joefektive dhe diskriminuese.

Para mediave, ai deklaroi se Qeveria ka injoruar plotësisht të punësuarit privat, ndërsa nuk ka ndarë asnjë cent për të papunët.


Murati jep detaje nga pakoja për përballje me inflacion, e krahason me pakon që ka shpërndarë Gjermania për shtetasit e saj
Lexo po ashtu Murati jep detaje nga pakoja për përballje me inflacion, e krahason me pakon që ka shpërndarë Gjermania për shtetasit e saj

“Qeveria këtë fundjavë paraqiti një pako të re në panik e sipër, pa ndonjë konsultim. Kjo pako është joefektive dhe diskriminuese. Shumica e masave janë të vonshme, nuk janë të planifikuara mirë dhe do të kenë pak ose fare efekt”, u shpreh Mustafa.

“Qeveria ka vendosur t’i injorojë plotësisht të punësuarit në sektorin privat. Asnjë cent nuk u dhanë as të papunëve. Kjo pako nuk ofron mbështetje për të gjithë qytetarët, por shkakton pabarazi duke u ndarë njëjtë shtesa si atyre që kanë pagë 300 euro e si atyre që kanë 3 mijë”.

Për LDK-në tha se ky është veprim në panik i kësaj qeverie “për të blerë paqen sociale”.

Përmes pakos për përballje me inflacionin, Qeveria e Kosovës do të ndajë nga 50 euro shtesë për të punësuarit në sektorin publik deri në fund të këtij viti fiskal, nga 100 euro shtesë për pensionistët në muajin shtator, 100 euro shtesë për punonjësit e ndërmarrjeve publike, dyfishim të asistencës sociale për një muaj dhe nga 100 euro për studentët për muajin nëntor.

Po ashtu, nga shtatori pritet të subvencionohet energjia elektrike për të gjithë ata që kursejnë. Do të subvencionohet për muajt në të cilët qytetarët do të shpenzojnë më pak në raport me muajt e njëjtë të vitit të shkuar.

Sipas pakos, do të ketë mbështetje edhe të bizneseve që rrisin pagat e punëtorëve “duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”.

Vlera totale e pakos arrin në 150 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori