LAJMI I FUNDIT:

LDK: Me këtë Qeveri, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë

LDK: Me këtë Qeveri, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon ta kundërshtojë Qeverinë Kurti sa i përket rritjes ekonomike.

Së fundmi, LDK thotë se qeveria po bën propagandë sa i përket rritjes mesatare ekonomike 6.2% në tri vjet qeverisje, transmeton Telegrafi.

“Për të përfunduar me numra sa më impresiv, Qeveria llogaritë dhe rritjen ekonomike në vitin post-pandemik. Pra rritjen e krahasuar me vitin e mbylljes totale e merr si meritë. Pa vitin pandemik dhe atë post pandemik, ekonomia e Kosovës është rritur mesatarisht për vetëm 3.6% në vit. Në 10 vitet paraprake, rritja mesatare vjetore ishte 4.7%”, thuhet në reagimin e LDK-së


Tutje, LDK ka shtuar se nungesa e investimeve kapitale qendrore (vetëm 11% e buxhetit, rekord i ulët historik) e shpërndarja e plot 811 milionë eurove si ndihmë pa efekt, janë arsyet e një rritje kaq të ulët ekonomike.

“Me trendin e kësaj Qeverie, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë; plot 80 vite mesataren e Bashkimit Evropian”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori