Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, derisa ka shpjeguar ardhjen e PTK-së në këtë situatë, në interpelancën e kryeministrit për gjendjen në PTK, ka thënë se në këtë ndërmarrje është bërë krim i organizuar.
Kontratën me Z-Mobile, kreu i VV-së e ka cilësuar si kulmin e krimit. Sipas Kurtit, kuadrot e brendshme të Telekomi të Kosovës janë margjinalizuar, janë eliminuar nga postet vendimmarrëse, madje janë larguar krejt.
“Natyrisht kulmi i krimit të organizuar në Telekomin e Kosovës është kontrata me Dardafonin, përkatësisht me Z-Mobilen, kontratë kjo që është aktuale dhe dëmet e së cilës vazhdojnë të thellohen. Kontrata jo ligjore e Telekomit me Z-Monile, ia plaçkitë çerekun e të hyrave Telekomit të Kosovës. Përveç kontratës së dëmshme me Z-Mobile, duhet të rishikohen edhe kontratat e tjera që janë po aq të dëmshme. Shembull kontrata me Art Motion, që për çudi është blerë nga Devolli. Marrja me qera e shumë objekteve është po ashtu pjesë e krimit të organizuar. Shembull në qendër të Prishtinës, afër Hotel Grand, objekti vlen 1 milion euro, por merret me qera për tetë vjet dhe paguhen 3 milionë euro. E deri të luksi i drejtorit të Telekomit të Kosovës, sikurse shkuarja në udhëtime zyrtare në Monte Carlo e Dubai”, tha Kurti.
Kreu i VV-së theksoi se ka mësuar që legalisht nuk ka më “Devolli Company” në Kosovë, e kanë bartur kapitalin e tyre në Maltë. Sipas tij, ata po e ndjejnë rrezikun e tyre të ndryshimeve të mëdha në Kosovë dhe po e humbin kapitalin përmes vendimeve gjyqësore.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se nga viti 2010 kur Telekomi i Kosovës vlente 600 milionë euro dhe kishte interesim nga “Deutche Telekom” për të investuar, sot me disa vendime politike është sjellë buzë falimentimit.
Ai ka paraqitur të dhëna të të hyrave në këtë kompani dhe rënien që ka pësuar nga viti 2011.
“Një ndër raportet me shqetësuese të Telekomit është ai i të hyrave të Telekomit nëpër vite. Në vitin 2011 të hyrat e Telekomit ishin 160 milionë euro, ndërsa sot kur flasim këtu janë 70 milionë euro. Ky është grafikoni i të hyrave të PTK-së. Ky grafikon tregon rënie të lirë, prej 160 milionë euro, në më pak së shtatë vite, ne kemi rënë në 70 %, pra bëhet fjalë për 130 për qind rënie të të hyrave të Telekomit”, theksoi Abdixhiku.
Sipas tij, në kohën kur kishte rënie të të hyrave në PTK, ndodhi rritja e të punësuarve, kryesisht militantë partiak.
“E para, ne ftojë Qeverinë që të vendos moratorium të punësimit në Telekom. Vetëm këtë vit janë punësuar mbi 70 njerëz në Telekom, pra në kohën kur kemi rënie të të hyrave, kemi rrëshqitje drejt falimentimit, Telekomi punëson njerëz me tutje. Ne kërkojmë që të vendoset moratoriumi i Qeverisë për punësim. E dyta, kërkojmë që të shkarkoni gjithë menaxhmentin e lartë të PTK-së dhe të shikoni mundësinë t’ia kaloni kompetencat menaxhuese pashërueshëm tek një institucion menaxhues potencialisht i jashtëm…e treta Qeveria duhet të ftoj prokurorinë e vendit për të hetuar të gjitha kontratat, punësimet e marrëveshjet e dëmshme që janë aty dhe qeveria duhet të formoj një task forcë që ndihmon prokurorinë në qasje e dokumente relevante. E katërta, të vogëlohet proporcionalisht me qarkullimin dhe kompensimin financiare të pagave në PTK”, u shpreh Abdixhiku.
Debati për Telekomin dhe Postën po vazhdon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërmarrjet komunale në RMV kanë borxhe milionëshe, në mënyrë joligjore kanë blerë rrymë të shtrenjtë
DnV: Incidenti në Skenderaj cenon garën zgjedhore dhe lirinë e grumbullimit
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës