Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në një intervistë për Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe rreth ofertave që ka marrë LDK-ja si parti për të hyrë në qeveri.
Selmanaj ka thënë se pesë muaj pas formimit të Qeverisë Haradinaj ka pasur oferta për LDK-në.
“Ka pasur oferta jozyrtarisht për me udhëheq qeverinë. Pas 5 muajve ka pas oferta “eja ta shpëtojmë vendin”, ka thënë Selmanaj.
Selmanaj ka folur edhe për takimin e së mërkurës të kryetarit Isa Mustafa me presidentin Hashim Thaçi.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj gjatë intervistës në Telegrafi.com
“Me insistimin e presidentit është mbajt takimi me Mustafën dhe është diskutuar [për takimin që ka pasur presidenti me zyrtarët amerikanë”, ka thënë Selmanaj.
Ai theksoi se Mustafa para dhjetë dite ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
“Para një jave dite ka qenë z. Haradinaj në vizitë tek Mustafa, ka qenë takim informues për çështjet aktuale”, tha Selmanaj.
Ai theksoi se kjo qeveri e ka humbur shumicën, duke e parë një qeveri të pakicës, LDK e ka të pamundur të bëhet pjesë e këtij procesi. Sipas tij, mentaliteti i sjelljes së liderëve në pushtet, është mentalitet odash.
Selmanaj ka ritheksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Duhet të shkojmë në zgjedhje….Në rast se nuk ka zgjedhje, qeveria rrëzohet dhe të gjitha partitë e formojnë një qeveri gjithëpërfshirëse”, shtoi ai.
Duke folur për mospjesëmarrjen e LDK-së në Ekipin Negociator, Selmanaj theksoi se ky është një “ekip turistik”.
“Këta nuk kanë mandat me përfaqësua Kosovën. Ky është delegacion turistik, çka përfaqëson Dardan Gashi e Shpend Ahmeti, këtu kemi problem serioz”, tha Selmanaj.
Selmanaj theksoi se kushdo qoftë që e merr nesër pushtetin nuk do ti mjaftojë një mandatë për ta kthyer Kosovën në binarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania