Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se Qeveria po bën lojë politike dhe manipulim politik me paralajmërimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Hziri kritikoi Qeverinë se po bënël veprime të pa koordinuara në veri të vendit duke vënë në rrezik raportet me aleatët e Kosovës.
Sipas tij, partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare është oksigjen për Kosovën dhe tha se kryeministri Kurti ka agjendë të fshehur politike.
“Një koordinim me SHBA-në BE-në dhe NATO-n është i domosdoshëm. Për Kosovën ky partneritet është oksigjen politik. Identiteti evropian i shqiptarëve të Kosovës është falë këtyre miqve, këtyre partnereve dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të rrezikohet për budallaki politike të ditës, për konsum të brendshëm politik dhe për nevoja elektorale në këtë vend. Duhet të vazhdojmë të promovojmë vetëm bashkëpunim dhe koordinimin me aleatët tonë. Procesi nuk është qëllim hapja e urës, por është qëllim që vetëm që kjo të kthehet si debat i brendshëm që qytetarët e Kosovës të zhvendosin vëmendjen e plotë nga problemet e përditshme dhe të nxirret në lajthitje kërkesat për hapjen e urës”, tha Haziri, për RTV21.
Nënkryetari Haziri tha se LDK-ja është për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve.
“LDK-ja është për hapjen e urës. LDK-ja siç duket do ta ketë në hise për ta bërë integrimin e plotë të Mitrovicës në të ardhmen e afërt, sepse kjo Qeveri po rrezikon që në lumin Ibër jo me e hap për vetura, por me mbyllë edhe për qytetarë. Nëse KFOR-i nesër del me mjete të rënda dhe i vendos telat me gjemba mbi lumin Ibër për shkak të gabimeve të Qeverisë atëherë e keni më bë pyetjen a jeni për hapje apo mbyllje”, deklaroi Haziri.
Ndërsa, sa i përket inspektimeve që po kryen Qeveria në urën e Ibrit nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se janë bërë me leje të NATO-së dhe KFOR-it.
Sipas tij, në të njëjtën ditë komandanti i KFOR-it e ka njoftuar komandantin e ushtrisë serbe për testimet e urës së Ibrit.
“Inspektimi teknik është bërë me kërkesë. Qeveria e Kosovës në territorin e vet, në vendin e vet duke u sjell sovrane i ka bërë kërkesë NATO-së dhe KFOR-it për ta bërë inspektimin teknik të urës së vet. Kjo kërkesë i është aprovuar dhe në të njëjtën ditë komandanti i KFOR-it ka qenë në Beograd që komandantin e ushtrisë serbe me njoftua se Qeveria e Kosovës po bën inspektim teknik të urës. Kjo është ajo që zoti Kurti vazhdon të ketë agjendë të fshehur politike, nuk e zbardh për njerëzit, nuk e shpjegon e manipulon lajmin”, tha Haziri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës