Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, sërish ka treguar gatishmërinë e LDK-së për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë “Haradinaj” pas punës 100-ditëshe.
Ai thotë se pas vlerësimit të punës së kësaj Qeverie është i bindur se mocioni i mosbesimit është i pashmangshëm. Në anën tjetër, nga lëvizja “Vetëvendosje” thonë se thirrjet e nënkryetarit të LDK-së për mocion nuk janë diskutuar në LVV.
Sipas tyre, iniciativat e LDK-së nuk do të jenë arsye që “Vetëvendosja” t’i bashkohet rrëzimit të Qeverisë. Ata thonë se Kryesia e “Vetëvendosjes” do ta bëjë vlerësimin për këtë qeveri para se të marrë çdo vendim.
Ndërkaq njohësit e çështjeve politike nuk po i konsiderojnë serioze deklaratat e LDK-së për mocion. Sipas tyre, LDK-ja po e bën këtë për ta marrë primatin në opozitë.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se pas 100-ditëshit të qeverisjes “Haradinaj” mocioni i mosbesimit është i pashmangshëm.
“Definitivisht dëshmoi qartë se sa është e rëndësishme t’i shohim zhvillimet dramatike që kanë ndodhur pas themelimit të kësaj qeverie. Unë jam pro një bindjeje politike, e cila dëshmon qartë që mocioni është i paanashkaluar dhe ne si LDK jemi unikë dhe në momentin që vlerësohet do të ngrihet mocioni”, ka thënë Haziri.
Ai tha se arsyet për rrëzimin e kësaj qeverie janë shpenzimet e mëdha që po i bën shteti.
“Është një qeveri e cila ka arritur të krijojë vetëm shpenzime për shtetin dhe është thyer një rekord i zi”, ka thënë ai.
Ndërsa për LVV-në tha se është çështje e tyre nëse do ta përkrahin një nismë të tillë nga LDK-ja apo jo.
Kurse Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së, ka numëruar dështimet e kësaj qeverie dhe arsyet pse duhet të ngrihet mocion ndaj kësaj qeverie.
“Nuk janë realizuar ato vendimmarrjet e mëdha për të cilat thoshin se po i mungojnë qeverisë “Mustafa”. Kjo qeveri as afër nuk është për vendime të mëdha. Në të njëjtën kohë edhe frytet e punës kjo qeveri i ka nga puna e Qeverisë së kaluar, pastaj dëmi që po ia bën ekonomisë së Kosovës me krijimin e një qeverie megalomane e me plot shpenzime, të cilat po e ngarkojnë buxhetin, pastaj agjenda legjislative që do të duhej të dorëzohej tek Kuvendi, dështimi në aspektin ndërkombëtar, mosanëtarësimi në strukturat e ndryshme ndërkombëtare, si në UNESCO, në INTERPOL e në shumë të tjera”.
“Mungesa e njohjeve dhe e vizitave të tyre nëpër institucione ndërkombëtare. Nuk na ka rastisur ta shohim këtë kryeministër që ta ketë një pritje nga ndonjë shtet evropian. Pra, ka shumë dështime dhe mendoj që kjo Qeveri do ta “hajë kokën e vet” dhe ky koalicion ka për ta rrëzuar vetveten”, ka thënë Avdyli./Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania