LAJMI I FUNDIT:

LDK e AAK kërkojnë të mbështetet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, LVV dhe PDK kundër

LDK e AAK kërkojnë të mbështetet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, LVV dhe PDK kundër

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Derisa LDK dhe AAK kanë mbështetur projektligjin duke bërë thirrje të votohet ai, LVV dhe PDK nuk e shohin si adekuat këtë projektligj për rimëkëmbje ekonomike.

Deputeti i LVV-së Hekuran Murati në seancën e sotme plenare paraqiti kritika ndaj projektligjit për të cilin tha se ka mangësi dhe nuk i ndihmon ekonomisë.


Ai tha se as tërheqja e dhjetë përqindëshit nga Trusti nuk i ndihmon atyre që kanë nevojë, pasi pjesa e madhe e tyre nuk kanë të hyra në këtë fond pensional.

“Sa i përket Trustit e kam theksuar edhe më herët të vetmit që do të përfitojnë aty janë kryesisht ata të cilët kanë të hyra të rregullta, kontrata dhe paga pak më të larta se mesatarja. Pjesa më e prekur nga kriza ekonomike nuk do të ndihmohet. Ne nuk jemi kundër që të ndihmohet edhe ata që nuk e kanë patjetër, por prioritetit duhet të jetë tek ata që nuk kanë fare pare në trust”, tha ai.

Derisa paraqiti kritika edhe për marrjen e 100 milionë eurove nga AKP, pasi tha nuk dihet çfarë dedikimi do të kenë.

Lidhja Demokratike e Kosovës në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për projektligjin për pandeminë, ka kërkuar nga deputetët të votojnë pro projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Deputeti i kësaj partie Shkëlzen Hajdini tha se me anë të këtij Projektligji do të krijohet shpresë për qytetarët e prekur nga kriza e pandemisë COVID-19.

“Ju kërkoj të gjithëve pa marrë parasysh vërejtjeve që mund ti kemi si grupe parlamentare. Kërkojë të votoni ligjin për rimëkëmbje, pasi kështu do t’i hapim rrugë institucioneve shtetërore dhe do t’i krijojmë shpresë për të dal nga kjo situatë e rëndë”, tha Hajdini.

Partia Demokratike e Kosovës thotë se Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike i propozuar në Kuvendin e Kosovës, nuk adreson problemet e vendit me ekonomi dhe pandemi.

Sipas kësaj partie, tërheqja e 10 për qind të kursimeve në Trustin Pensional, do të dëmtojë qytetarët, meqë shteti nuk do të rimbursojë asnjëherë këto mjete.

“Ky projektligj mund të jetë gjithçka tjetër, por vetëm Ligj për Rimëkëmbje nuk është sepse i njëjti nuk adreson problemet e vendit me ekonomi dhe pandemi. Madje ky ligj nuk ndihmon as shëndetësinë, sektor ky që po ballafaqohet me probleme të shumta sa i përket përballjes së personelit shëndetësorë me virusin COVID-19”, tha deputeti i PDK-së Kujtim Gashi.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi kërkon që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të jetë prioritet, dhe të kalojë në procedurë të përshpejtuar.

Sipas tij, sa më shpejt duhet që t’i mundësohet Qeverisë së Kosovës implementimi i pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi gjatë shqyrtimit të këtij projektligji tha se pasojat e krizës ekonomike, do të vërehen edhe më tej në pjesën e dytë të vitit.

“Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19 që e kemi sot para nesh është prioritet para prioriteteve dhe duhet ta kalojmë me procedura të përshpejtuara siç është propozuar nga komisioni për Buxhet dhe Transfere. Duhet t’ia mundësojmë qeverisë fillimin e implementimit sa më të shpejtë të pakos së rimëkëmbjes ekonomike, e cila është në interes të bizneseve, të punësuarve në sektorin privat në Kosovë, fermerëve, prodhuesve vendor dhe qytetarëve të vendit që do të përfitojnë nga masat e parapara nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike COVID-19”, ka deklaruar Abrashi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori