LAJMI I FUNDIT:

LDK dorëzon listën zgjedhore – garon pa Isa Mustafën, Teuta Rugovën e Fatmir Sejdiun

LDK dorëzon listën zgjedhore – garon pa Isa Mustafën, Teuta Rugovën e Fatmir Sejdiun

Përfaqësuesi i LDK-së kanë dorëzuar në KQZ listën me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Florian Dushi nga LDK ka deklaruar para mediave se listës së kandidatëve të LDK-së prej 110 emrave, i prinë kandidatja e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani.

Ai nuk ka dashur të bëjë publike listën, duke pohuar se nuk është mirë që kjo të publikohet deri sa KQZ i shqyrton emrat, ndërsa ka deklaruar se në listë nuk janë Teuta Rugova, Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu.


Osmani: Listën e LDK-së e përbëjnë njerëz që janë të gatshëm për dekriminalizim të shtetit
Lexo po ashtu Osmani: Listën e LDK-së e përbëjnë njerëz që janë të gatshëm për dekriminalizim të shtetit

Kandidatja e LDK-së për kryeministre ka thënë se lista nuk do të përmbajë persona që kanë probleme me ligjin.

Ajo ka thënë se numri i grave në listën e LDK-së e tejkalon 30%, por sipas saj një numër i madh i grave i janë bashkuar ekipit të saj qeverisës.

“Do të jenë gra profesioniste që kanë arritur me meritë në profesionet e tyre ku janë. Këto gra do të jenë të përfshira në qeveri apo si këshillëdhënëse në qeveri”, tha Vjosa Osmani, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori