Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kundërshtuar rezolutën e Partisë Socialdemokrate për dialogun me Serbinë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka kundërshtuar rezolutën e PSD-së për dialogun me Serbinë.
Ai tha se duhet treguar se për çka konkretisht do të bisedohet në dialog.
Aliu tha se në rezolutë procesi i dialogut thuhet se ka arrit në fazën përfundimtare, dhe se konsiderimi si i tillë i procesit negociator nënkupton pajtim me fazat paraprake.
“Ju keni ndryshuar shumë për të keq, se nuk jeni më VV këtë e di, por se sillni rezoluta e tekste thua kurrë nuk keni qenë me VV nuk e kisha besu. Këtë tekst ende nuk mund të besoj se e keni shkruar ju, po dyshoj se e ka shkruar dikush tjetër, kërkoj ta tërhiqni këtë rezolutë dhe të flasim tamam shtruar dhe jo të mbështetet ky proces i dëmshëm dhe të luhet naivi”, tha Aliu.
Pas fjalimit të Aliut, reagoi deputeti Visar Ymeri, i cili tha se një diskutim i tillë tregon sa e rëndësishme është që Kuvendi ta shkruajë platformën e strategjinë, që siç tha ai kjo mos t’i lihet një grupi të vogël njerëzish, apo Thaçit.
“Duhet të merret mandati, kushdo që negocion me dy të tretat në Kuvend, dhe ky nënkupton për Kuvendin dhe Republikën e Kosovës fillim i procesit negociator, deri tash ka shkuar Thaçi në takime por ky Kuvend me këtë rezolutë e tregon se ai nuk është legjitim, dhe nënkupton që ky proces negociator nuk pranohet, ose ai që ka ndodh deri tash. Këto janë ato që janë paraparë në rezolutë nëse lexon me vëmendje, por për të lexuar me vëmendje duhet hequr këtë inat karshi PSD-së dhe vullnetin për me sulmu PSD-në dhe me mendu drejtë, tash nëse ti nuk i beson dy të tratave të Kuvendit, ose nuk e ke besimin tek PSD, që thua se PSD mund ta ndryshojë votën, e unë këtu po të garantoj që ne nuk e ndryshojmë votën karshi këtyre çështjeve, ose nuk e ke besimin tek LDK”, tha ai.
Ymeri tha se është e rëndësishme të testohet LDK-ja në fillim të procesit e jo në fund.
Ndërsa Avdullah Hoti në replikën e tij tha se me rezoluta të tilla nuk shkohet askund, dhe se nuk ka parti në Kuvendin e Kosovës që mund ta testojë LDK-në.
“Nuk ka parti, në veçanti këto që tash kanë filluar me tregu veten që munden me testu LDK-në. Me rezoluta të tilla nuk shkojmë askund, mendoj që është parë në javët e fundit në këtë Kuvend se kush po i ndërron qëndrimet. Ka 30 vjet që LDK nuk i ndërron qëndrimet…”, tha Hoti.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë debatin lidhur me dialogun me Serbinë.
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë