LAJMI I FUNDIT:

LDK: Demarkacioni po përdoret për agjenda politike e qëllime të ulëta profitere

LDK: Demarkacioni po përdoret për agjenda politike e qëllime të ulëta profitere

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të takimeve me forumet e LDK-së, mbajti takime të ndara me Grupin Parlamentar të LDK-së dhe me kryetarët e degëve.

Në takimin me Grupin Parlamentar u diskutua procesi i shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi, me ç’rast ekspertët e jashtëm prezentuan procesin, bazën ligjore dhe finalizimin e shenjëzimit.

“Gjatë diskutimit me deputetët nuk u prezentuan fakte se Kosova humb pjesë të sipërfaqes së saj me rastin e marrëveshjes me Malin e Zi”, thuhet në njoftim të partisë. “Kryetarët e degëve theksuan se ky proces është proces normal i shtetndërtimit dhe se nuk duhet të shfrytëzohet nga individë të caktuar për agjenda politike dhe për qëllime të ulëta profitere. Kryetarët e degëve kërkuan që shenjëzimi i kufirit, si pjesë e ndërtimit të subjektivitetit të Kosovës, duhet kryer sa më shpejt, në mënyrë që të mos rrezikohet agjenda evropiane, procesi i liberalizimit dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës. LDK në vazhdimësi i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë besnik agjendës dhe alternativës evropiane dhe do të jetë e përkushtuar për fuqizimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori