LD për rastin në Klinikën e Onkologjisë: Qeveria LSDM – BDI i ka lënë hapësirë veprave antinjerëzore

Partia “Lëvizja Demokratike” ka reaguar në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të terapisë së pacientëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Nga ky subjekt politik kërkojnë veprim të shpejtë nga organet hetuese, ndërsa akuzojnë pushtetin se i ka lënë hapësirë veprimeve të këtilla.
“Aksioni policor në Klinikën e Onkologjisë, sipas të gjithë treguesve, në sipërfaqe do të nxjerrë një skandal me përmasa tragjike. Tashmë është e qartë se kemi shëndetësi të kriminalizuar. Lëvizja Demokratike shpreson se ky skandal me përmasa çnjerëzore nuk do ta ketë epilogun e njëjtë me atë të Spitalit Modular në Tetovë, të cilin Drejtësia e mbylli me “dënime” qesharake për të mos thënë absurde. Abuzimet në këtë klinikë tregojnë për neglizhencën e organeve përkatëse, ndonëse qysh më herët ka pasur paralajmërime se në Onkologji njerëzorja ka vdekur, kurse këtë e dëshmojnë keqpërdorimi i terapive dhe tregtia me ilaçet”.
“Është momenti i fundit që organet kompetente, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria ta tregojë fytyrën e vërtetë dhe para drejtësisë t’i nxjerrin të gjithë fajtorët, sepse spitalet tona po bëhen qendra të vrasjes së njerëzve dhe jo qendra ku shpëtohet jeta. Pra, shëndetësia po rrënohet seriozisht. Fatkeqësisht, Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së që moti i ka ikur kontrolli, duke i lënë hapësirë veprave antinjerëzore dhe njerëzve të pushtetit që nuk ngopen duke vjedhur e abuzuar në çdo anë, përfshirë edhe këtë abuzim me ilaçet për të sëmurët nga kanceri”.
“Në shtetet normale për rastet e këtilla kabinetet qeveritare japin dorëheqje të parevokueshme. Por, fatkeqësisht, një gjë e tillë nga kjo qeveri e pamoralshme, nuk mund të pritet”, thonë nga LD./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit