Lazio dhe Roma do të luajnë sot (e premte) mes vete në kuadër të javës së 18-të në Serie A në ndeshjen derbi që njihet si Derby della Capitale.

Dy klubet e kryeqytetit që njihet për rivalitetin e madh mes vete janë gati për një ndeshje derbi që do të zhvillohet nga ora 20:45 në Olimpico.


Trajnerët Simone Inzaghi dhe Paolo Fonseca kanë kryer të gjithë përgatitjet dhe pritet se kanë idetë e qarta për ndeshjen e sotme.

Felipe Caicedo pritet të jetë partner i Ciro Immobile në sulmin e Lazios këtë mbrëmje, ndërsa Gonzalo Villar pritet të fillojë përpara Bryan Cristante për Romën.

Futbollistët shqiptarë, Thomas Strakosha e Vedat Muriqi te Lazio dhe Marash Kumbulla te Roma, pritet ta nisin ndeshjen nga banka.

Formacionet e mundshme LAZIO (3-5-2): Reina; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Caicedo, Immobile; ROMA (3-4-2-1): Lopez; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaran; Dzeko; /Telegrafi/

telegrafi sport app