[tag_tagmanagerringier]a Lazio kalon në finale të Kupës, Roma largohet edhe nga një garë (Video) - Telegrafi - Telegrafi Lazio kalon në finale të Kupës, Roma largohet edhe nga një garë (Video) - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Lazio kalon në finale të Kupës, Roma largohet edhe nga një garë (Video)

Lazio kalon në finale të Kupës, Roma largohet edhe nga një garë  (Video)

Lazio ka kaluar në finale të Kupës së Italisë duke e eliminuar Romën edhe pse kjo e fundit fitoi 3-2, ndërsa tashmë pret ta mësoj kundërshtarin nga ndeshja Napoli – Juventus.

Derbi i Romës u mbyll me rezultat 32 në të mirë të Romës, ndërsa rezultati i përgjithshëm në dy ndeshje ishte 4-3 në të mirë të Lazios.

Ndeshja filloi më mirë për Romën, që kishte rast të mirë në minutën e 3-të me Edin Dzekon.


Në minutën e 20-të provoi edhe Stephan El Shaaraëy, por në vend ishte Thomas Strakosha.

Por Lazio në rastin e saj të parë arriti të shënojë. Këtë e bëri mesfushori Sergej Milinkovic-Savic në minutën e 37-të.

Por Roma reagoi para fundit të pjesës së parë me El Shaarawy që barazoi në 1-1.

Pjesa e dytë nisi me një Romë agresive, por që nuk mundi të shënojë.

Këtë gjë e bëri Lazio me Ciro Immobilen në minutën e 56-të. Sulmuesi morri një top nga mesfusha dhe i vetëm më portierin shënoi për 2-1.

Roma reagoi përsëri shpejtë me golin e Salah (2-2), i cili shënoi pas një topi të kthyer nga shtylla e goditur nga  El Shaarawy.

Romakët provuan deri në fund dhe arritën ta gjejnë golin me Salah në minutë e fundit të ndeshjes.

Roma mbetet të koncentrohet vetëm në kampionat ku është gjashtë pikë pas Juventusit dhe rrezikon të mbetet pa trofe këtë vit. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x5ha6qo_stephan-el-shaarawy-goal-vs-lazio-1-1_sport

http://www.dailymotion.com/video/x5ha9ad

https://twitter.com/1sai_sport/status/849355842105290752

https://twitter.com/1sai_sport/status/849355842105290752

Në trend Sport

Më shumë

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbrojtësi i Letonisë shënon një autogol të çuditshëm në Ligën e Kombeve

Mbrojtësi i Letonisë shënon një autogol të çuditshëm në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori