Gjithçka shkoi mirë për skuadrën e Stefano Piolit, të cilët rrëmbuen golin e parë në minutat e para të takimit përmes Lucas Biglias (6’). Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa në të dytën vendasit shënuan edhe tri herë tjera.

Fillimisht, Antonio Candreva ngriti epërsinë në 2-0 përmes penalltisë së realizuar në minutën e 65-të, ndërsa super-sulmuesi Miroslav Klose e mbylli këtë sfidë me dy gola tjerë në minutat 75’ dhe 85’.


Pas kësaj fitoreje, Lazio ngritët në pozitën e tretë në tabelë me pikë të njëjta me Napolin, dhe vetëm katër pikë prapa Romës. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app