Lazio thuhet se po tenton të transferojë Ivan Rakiticin nga Barcelona në afatin kalimtar veror.

Mesfushori kroat nuk është më në planet e skuadrës katalunase dhe në verë do të shitet.


Për Rakiticin thuhet se janë disa skuadra janë të interesuar, derisa së fundmi edhe Lazio ka shprehur interesim.

GettyImages 1195455890 1 Ivan Rakitic (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Diario Sport raporton se skuadra italiane ka filluar bisedimet me kroatin për të transferuar atë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Lojtari është duke u kërkuar edhe nga Interi, mirëpo që këta të fundit e kanë bërë prioritet transferimin e bashkëlojtarit të tij, Arturo Vidal.

Rakitic është i gatshëm që të largohet nga Camp Nou, pasi ka humbur vendin e titullarit në skuadër dhe me gjasë do të kalojë në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app