Me golin e djeshëm, Lautaro Martinez u bë lojtari i parë i Interit që shënon të paktën një gol në shtatë edicione të ndryshme të Ligës së Kampionëve.

Nga të gjithë 159 golat që ai ka shënuar me fanellën, vetëm 23 gola janë shënuar nga Lautaro në garën elitare të klubeve evropiane.


Megjithatë, sulmuesi argjentinas me golat e shënuar mbrëmë (e martë) në fitoren 3-0 ndaj Slavia Pragës, ka hyrë në historinë e artë të Interit.

Lautaro bëhet lojtari i parë në histori të Interit që shënon të paktën një gol në shtatë edicione të ndryshme të Ligës së Kampionëve.


Me këtë arritje, “El Toro” barazon emra të njohur yjesh që e kanë arritur me klube tjera si Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Në anën tjetër, Lautaro gjithashtu u ngjit në renditje duke tejkaluar Istvan Nyers dhe Benito Lorenzi për t'u bërë golashënuesi i gjashtë më i mirë i Interit i të gjitha kohërave me 157 gola.

Nëse vazhdon me këtë formë deri në fund të sezonit, argjentinasi mund të arrij në pozitën e tretë të golashënuesve më të mirë të Interit, aty ku gjendet Roberto Boninsegna me 171 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app