Xhudistja jonë, Laura Fazliu ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian për seniorë që po mbahet në Montpellier të Francës.

Pas fitores në raundin e dytë, Laura Fazliu fitoi edhe ndeshjen e radhës në kategorinë deri në 63 kilogramë.


Në çerekfinale, xhudistja jonë mposhti francezen Clarisse Agbegneneu në kohën shtesë.

laura fazliu

Në gjysmëfinale, Laura do të ndeshet me xhudisten Andreja Leski nga Sllovenia.

Përveç Fazliut, edhe Akil Gjakova ka arritur në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

lauraer2

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme, xhudistet nga Kosova fituan dy medalje.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova fitoi të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/

telegrafi sport app