LAJMI I FUNDIT:

​Latifi: Vaksinimi e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19

​Latifi: Vaksinimi e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, ka qëndruar sot në Pejë, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Në këtë takim, ministri Latifi u njoftua për Kujdesin Primar Shëndetësor në këtë komunë dhe po ashtu edhe për nevojat që i ka shëndetësia e Pejës.

Sipas një njoftimi, theks të veçantë iu dha procesit të vaksinimit, sidomos inkurajimin dhe ndërgjegjësimin e mëtejmë të qytetarëve që të vaksinohen, pasi që sipas ministrit Latifi, vaksinimi është e vetmja rrugë për t’u mbrojtur nga infektimi nga COVID-19.


Në këtë takim u diskutua edhe për projektet shëndetësore, në veçanti për vazhdimin e ndërtimit të Qendrës së Trajnimeve, që do t’i shërbejë gjithë stafit shëndetësor. Ministri Latifi u zotua se do të jetë në mbështetje të vazhdueshme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në këtë komunë.

Ndërkaq, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri falënderoj ministrin Latifi për vizitën dhe për mbështetjen e bashkëpunimin mes Ministrisë dhe Komunës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore shëndetësore për qytetarët, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit

“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit

Lajme
Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve

Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve

Lajme
Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht

Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht

Politikë
Përjashton bashkëqeverisjen me LVV-në, Hoti: Nëse s’i fitojmë zgjedhjet, rrimë në opozitë

Përjashton bashkëqeverisjen me LVV-në, Hoti: Nëse s’i fitojmë zgjedhjet, rrimë në opozitë

Politikë
Peci: Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim

Peci: Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim

Lajme
Kalo në kategori