LAJMI I FUNDIT:

Latifi i reagon Bahtirit: Edhe lopët e dinë që bashkimi i Mitrovicës nuk varet nga ju

Latifi i reagon Bahtirit: Edhe lopët e dinë që bashkimi i Mitrovicës nuk varet nga ju

Blerim Latifi, i cili deri para dy jave ishte këshilltari politik i Kadri Veselit, ka reaguar ndaj deklaratës të kreut të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili përmendi bashkimin e Mitrovicës në vitin 2020.

Latifi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka thënë Bahtirit se ‘përveç që e gjithë bota e di se bashkimi Mitrovicës nuk varet nga ai, ka shtuar se këtë e dinë edhe lopët.’

“Agimi Bahtiri paska premtu bashkimin e Mitrovicës në vitin 2020, edhe pse e gjithë bota, përfshirë edhe lopët në tregun e gjave në Mitrovicë, e dinë se kjo nuk varet prej tij”, ka shkruar Latifi.


Ndërkaq, Bahtiri, ka deklaruar të mërkurën se të gjitha kushtet janë plotësuar për hapjen e urës.

“Në 2020’ën do të hapet ura, pra besojmë që do të ndodhë kjo. S’ka asnjë arsye pse mos me ndodh. Të gjitha kushtet janë pjekur, normalizimi i situatës është krijuar, ura ka përfunduar në aspektin e rivitalizimit, pastaj qytetarët e kanë kuptuar se ura nuk do të jetë vijë ndarëse për të dalë jashtë shtetit, por se do të jetë urë lidhëse. Qytetarët janë të lirë të lëvizin, mund të dalin të pijnë kafe mes vete”, ka thënë Bahtiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori