Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi kërkon marrëveshje urgjente në mes të qeverisë dhe sindikatave në mënyrë që të ndërpritet greva.
Veprimin për mosekzekutimin e pagave e quan pamaturi të qeverisë, ndërsa shton se ekzekutivi duhet të garantojë që të drejtat e sindikatave do të respektohen, derisa theksoi se me mosdhënien e rrogave po dërgohen mesazhe të rrezikshme.
Kryetari i Rahovecit, komunë kjo që udhëhiqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bën të ditur se në takimin urgjent të mbajtur me Asociacionin e Komunave të Kosovës, kanë kërkuar që t’i jepet fund situatës aktuale të cilën Latifi e quan lojë të paqartë.
“Do të ishte një lajm shume i mirë nëse do të fillonte mësimi në shkollat tona, mirëpo ajo nuk ka ndodhur edhe për shkak të një lojë të pa qartë, jo të mirë, qe është duke e luajtur organizata ose institucionet që pa të drejtë u shkaktojnë telashe për shkak të mosmarrëveshjeve, për shkak të moszgjidhjes së problemit që e kanë mes veti, po na shkaktojnë vështirësi serioze edhe neve si komuna sepse në fakt pasojat po i bartin komunat dhe qytetarët e komunave. Mendoj që qeveria duhet me u ulë me sindikatat me gjet zgjidhje sepse nuk ka rrugë tjetër”, thotë ai.
Latifi thotë se grevat po e vështirësojnë punën edhe në komunë, meqë shërbimet janë tejet të kufizuara. Ndërsa kundërshton qeverinë për mosekzekutimin e pagave.
“Mos ekzekutimi i pagave është pamaturi, pa nevojë, ne nuk kemi nevojë në këtë krizë globale të krijojmë situata ose të rrugëtojmë përmes konfrontimeve sepse nuk ka ecje përpara përmes konfrontimeve dhe nuk besoj që qeveria ka arsye me zgjedh rrugën e konfrontimit me sindikatat… Kjo nuk ka ndodh më herët, janë disa befasi të hidhura që as ne nuk i kemi pritë, e di që ndoshta ata do t’i ekzekutojnë pagat, mirëpo këso ekzekutime të pjesshme të pagave natyrisht që përmbajnë edhe shqetësimet e veta, këto shqetësime që i kanë 800 e sa mësimdhënës, vetëm mësimdhënës të Komunës së Rahovecit e mbi 170 zyrtarë të administratës, përfshirë edhe stafin politik”, tha ai duke treguar se as Latifit nuk i ka dal rroga.
“As mua nuk më ka dalë rroga, askujt nuk i ka dalë rroga e tash ne të gjithë kemi familje, që unë nuk po flas për vetën por në një situatë të tillë kur kriza po merr dimensione shumë serioze, kur ka edhe krizë besimi në institucione, kur qytetarët tanë ose po duan të bëjnë termin për vizë, ose po largohen nga vendi, ose po bëjnë lobime qysh me gjet një zgjidhje më të mire jashtë Kosovës, e në situata të tilla, Qeveria e Kosovës nuk është mirë me i mbajt 750 milionë euro në arkë por duhet me i futë në qarkullim dhe natyrisht me i destinu në prioritet që ata e dinë të cilat janë jetike”, ka thënë Latifi.
Sipas kryetarit të Rahovecit, Qeveria duhet të intensifikojë dialogun social me sindikatat për një zgjidhje urgjente.
“Qeveria duhet me pas vëmendje të shtuar dhe ka përgjegjësi që dialogu social me sindikatat me u intensifiku dhe përfundimisht me i dhënë zgjidhje urgjente. Nuk e di ku shërben kaosi në këtë krizë edhe ashtu të thellë globale, e që në Kosovë përkthehet si krizë edhe më e rëndë, nuk e di cili është interesi, por unë si kryetar komune kërkoj që me i dhënë fund kësaj loje e cila mundet edhe me dërgu mesazhe të rreziqeve. Nëse paralizohet administrata, arsimi e shëndetësia, atëherë nuk e di se çka po na mbetet. Qeveria duhet të reflektojë dhe duhet ta di që në raport me sindikatat që përfaqësojnë anëtarësi të gjerë, që pastaj implikojnë direkt edhe qytetarët, duhet ta zgjedhë shtegun e marrëveshjes, dialogut social dhe nxjerrjes së konkluzioneve që nënkuptojnë zgjidhje, zgjidhje urgjente”, thotë ai.
Latifi thotë se i mirëkupton kërkesat e grevistëve marrë parasysh rritjen e çmimeve dhe krizën globale.
Sipas tij, adresimi dhe miratimi i projektligjit për paga është nevojë urgjente. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025