LAJMI I FUNDIT:

Latifi në Graz të Austrisë: Na ndihmoni të përmirësojmë sistemin shëndetësor

Latifi në Graz të Austrisë: Na ndihmoni të përmirësojmë sistemin shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është takuar sot me kryetarin e Landit të Steiermarkut (kryeqyetet i saj Grazi) të Austrisë, Christoph Drexler dhe me kryetaren e komunës së Grazit, Elke Kahn, ku temë diskutimi ka qenë bashkëpunimi midis sistemeve shëndetësore respektive.

Në këtë takim, i cili u zhvilluar në vazhdën e vizitës zyrtare në Austri, ministri Latifi kërkoi nga autoritetet austriake bashkëpunim dhe përkrahje për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ministri Latifi tha se sistemi shëndetësor në Kosovë kërkon transformim të rrënjësishëm, prandaj “bashkë me ekspertët e Grazit, do të bëjmë më të mirën për shëndetësinë e Kosovës”.


Ai theksoi rëndësinë e “kthimit të trurit” për të kontribuar në shëndetësinë e Kosovës.

“Me që Kosova dhe Austria kanë marrëdhënie shumë miqësore, shkëmbimi i eksperiencave mes dy vendeve dhe mundësia e trajnimit të mjekëve të rinj dhe studentëve nga Kosova në Austri, -sipas ministrit Latifi-, është qëllimi kryesor i kësaj vizite”.

“Bashkëpunimi me partnerët strategjikë është shumë i nevojshëm në këtë fazë për përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës. Kosova ka potencial njerëzor, pra ka popullatë të re. Prandaj, shkëmbimi i eksperiencave dhe trajnimi i mjekëve të rinj, bashkëpunimi në hulumtime shkencore duhet të funksionojë me Grazin”, tha ministri Latifi në këtë takim, duke përmendur kështu prioritetet e transformimit të sistemit shëndetësor, si formimi i 14 Qendrave të Ekselencës dhe 7 shtyllat e transformimit të sistemit shëndetësor.

Ndërkaq, kryetari i Republikës së Steiermarkut, Christoph Drexler, sipas komunikatës së dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, ka falënderuar ministrin Latifi për këtë takim, duke thënë se Kosova si vend është i rëndësishëm për Austrinë dhe Grazi është i interesuar për ta bashkëpunuar dhe ndihmuar.

Ndërkaq, në takimin me kryetaren e komunës së Grazit, Elke Kahr, ministri Latifi, theks të veçantë i dha interesimit për komunitetin shqiptar, bashkëpunimi mes dy vendeve, bashkëpunimit në shëndetësi dhe shkëmbimit në programet shkencore për studentët.

Ministri Latifi, falënderoi kryetaren e Grazit për mbështetjen që u është dhënë studentëve dhe mjekëve nga Kosova duke thënë se “Grazi ka qenë dhe është shtëpia e dytë e të gjithë shqiptarëve, studentëve dhe mjekëve të rinj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori