Latifi dhe Manastirliu pajtohen për themelimin e një grupi monitorues për implementimin e marrëveshjeve aktuale

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Shqipëri, e para jashtë Kosovës në këtë funksion, ku është pritur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me të cilën ka biseduar për mundësitë dhe fushat e bashkëpunimit dypalësh mes të dyja vendeve.
Sipas një njoftimi të ministrisë, në takim u konstatua se tashmë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë është konsoliduar, duke hapur kështu rrugën për implementimin konkret të të gjitha aktiviteteve të përbashkëta.
Me këtë rast, ministrat Latifi dhe Manastirliu kanë vizituar hapësirat e reja të Spitalit Pediatrik të QSUT dhe gjithashtu Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë, krijimi i së cilës është inicuar dhe krijuar nga vetë ministri Latifi në vitin 2007.
“Gjatë takimit, të dyjat palët shfaqën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në interes të forcimit të sistemeve shëndetësore dhe të shërbimeve shëndetësore, shkollimit specialistik dhe janë pajtuar për themelimin e një grupi të përbashkët monitorues për implementimin e marrëveshjeve aktuale dhe atyre që do të ndërmerren në vijim.
Ministri Latifi u shpreh tejet mirënjohës për pritjen e përzemërt dhe produktive nga takimi i sotëm, dhe në këtë drejtim të dy palët potencuan besimin se gjatë muajve në vijim do të angazhohen seriozisht në implementimin e marrëveshjes ekzistuese të bashkëpunimit dhe plotësimit të tyre me aktivitete të tjera, të cilat do të rezultojnë me rritjen e nivelit të kujdesit shëndetësor të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë