LAJMI I FUNDIT:

Largimi vullnetar nga puna, Telekomi: Janë ekzekutuar pagesat për 302 ish punëtorë

Largimi vullnetar nga puna, Telekomi: Janë ekzekutuar pagesat për 302 ish punëtorë
Foto: Arkiv

Telekomi i Kosovës ka bërë të ditur se për përfundimin me sukses të procesit të Ofertës “Pakot Vullnetare Dalëse” është ekzekutuar pagesa për 302 ish punëtorë të TK që kanë pranuar vullnetarisht pakot e ofruara dhe kanë nënshkruar marrëveshje për ndërprerje të marrëdhënies së punës me ndërmarrjen.

Telekomi këtë vit ua ofroi mundësinë punëtorëve të vet “pako dalëse”. Në pakon 1 parashihej që kushdo që ishte paraparë të dilte në pension në katër vitet e ardhshme, të pensionohej para kohe dhe të përfitonte 60 për qind të pagës aktuale bruto në periudhën deri në pensionim, ndërsa pakoja e dytë ishte ofrimi i 24 pagave bruto për këdo që ndërpret kontratën vullnetarisht.

“Duke qenë se shumë prej jush, pas njoftimit tonë për përfundimin me sukses të procesit të Ofertës ‘Pakot Vullnetare Dalëse’, keni shprehur shqetësimet e disa ish-të punësuarve apo opinionit lidhur me kompensimin financiar të tyre, ju njoftojmë se dje, me datë 30/06/2022 është ekzekutuar pagesa për 302 ish punëtorë të TK sh.a. që kanë pranuar vullnetarisht pakot e ofruara dhe kanë nënshkruar marrëveshje për ndërprerje të marrëdhënies së punës me ndërmarrjen tonë”, thuhet në njoftim.


Mbi 300 punëtorë largohen vullnetarisht nga Telekomi
Lexo po ashtu Mbi 300 punëtorë largohen vullnetarisht nga Telekomi

“Në vazhdim, e gjeni tabelën me të dhënat për pagesën e ekzekutuar dje si dhe vlerat e përcaktuara të Tatimit dhe Kontributet pensionale që ditëve në vijim do të ju paguhen këtyre punëtorëve (gjithsesi para datës 15 të muajit Korrik’22)”, thuhet më tej një njoftimin e Telekomit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

Ekonomi
Kalo në kategori