Tingulli i të shtënave festive u bë jehonë nëpër rrugët e Damaskut pas rënies së regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Megjithatë, gëzimi për rënien e tiranisë gjysmë shekullore nuk mund të fshehë sfidën e madhe me të cilën përballen rebelët, përparimi i shpejtë i të cilëve drejt kryeqytetit sirian ka tërhequr vëmendjen e botës.


Rebelët, të udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, tani duhet të përpiqen të bashkojnë vendin, i cili është ndarë pas një lufte të gjatë civile.

Kaosi që pasoi në orët pas rënies së kryeqytetit tregoi qartë përmasat e asaj sfide.

Duket se e ardhmja e vendit mund të vendoset nga Abu Mohammad al-Jolani, udhëheqësi i Hayat Tahrir al-Sham. Jolani arriti të shtunën në Damask. Kjo shënoi kthimin e parë në qytetin ku u rrit, nga e cili u largua për t'iu bashkuar al-Qaedës në luftën kundër forcave amerikane në Irak.

Për katër vjet, ai drejtoi degën e al-Qaedës në Siri, Frontin Al-Nusra, por në fund ai i ndërpreu publikisht lidhjet me al-Qaedën, mbylli Al-Nusrën dhe i shpalli luftë ISIS-it.

Ndërkohë, grupet e pakicave si alavitët, druzët dhe të krishterët do të duhet të përballen me zbatimin e mundshëm të një interpretimi të rreptë të ligjit të Sheriatit.

11/12/2024 08:35-“Shpresoj se Assad do ta paguajë çmimin”, thotë nëna e adoleshentit – vdekja e të cilit ndezi revolucionin sirian

Nëse shtytja për të rrëzuar Bashar al-Assad ka lindur diku, ajo ka lindur në Deraa, një qytet i vogël në Siri pranë kufirit jordanez.

Këtu, më 21 maj 2011, trupi i torturuar dhe i gjymtuar i 13-vjeçarit Hamza al-Khatib iu dorëzua familjes së tij disa javë pas arrestimit të tij në një tubim antiqeveritar, për më shumë klikoni këtu.

10/12/2024 23:46-Pse Izraeli po i bombardon bazat ajrore siriane?

Ndërsa valët goditëse nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad vazhdojnë të ndihen në Siri, Izraeli ka goditur bazat ushtarake në vend.

Aeroplanët izraelitë kanë bombarduar të paktën tre baza të mëdha ajrore të ushtrisë siriane që strehojnë dhjetëra helikopterë dhe aeroplanë luftarakë, sipas burimeve të sigurisë siriane...lexo më shumë.

10/12/2024 22:56-Turqia intensifikon sulmet ndaj objektivave kurde në Siri

Burime të besueshme i kanë thënë agjencisë së lajmeve reuters se Turqia po vijon sulmet intensive ndaj objektivave në verilindje të Sirisë.

Sulmet vijnë në kuadër të përpjekjeve të saj për të dobësuar ndikimin dhe fuqinë ushtarake të grupeve kurde në rajon, veçanërisht milicisë kurde YPG, të cilën Ankaraja e konsideron si një zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është e shpallur organizatë terroriste nga Turqia...lexo më shumë.

10/12/2024 22:10-Gjenerali i lartë amerikan takohet me trupat e vendosura në Siri

Gjenerali më i lartë i SHBA-së në Lindjen e Mesme ka vizituar trupat amerikane të stacionuara në Siri.

Gjenerali Erik Kurilla "mori informata prej dorës së parë rreth masave të mbrojtjes së ushtrisë, situatës që po zhvillohet shumë shpejtë dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar ISIS-in të shfrytëzonte situatën aktuale", thuhet në një deklaratë.

10/12/2024 21:30-Katari dhe Turqia dënojnë inkursionin e Izraelit në Siri

Katari dhe Turqia dënuan inkursionin e Izraelit në territorin sirian pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assad.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Katarit tha se ishte “e papranueshme” që Izraeli po përpiqej të përfitonte nga situata në Siri, duke shtuar se izraelitët kishin shkelur sovranitetin e shtetit sirian...lexo më shumë.

10/12/2024 20:52-SHBA-ja në kontakt të ngushtë me grupet rebele siriane

Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden janë në kontakt të ngushtë me rebelët sirianë që rrëzuan regjimin e Bashar al-Asadit, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësi John Kirby tha gjithashtu se SHBA-ja ishte në kontakt me zyrtarët e Iizraelit, pasi trupat izraelite vazhdojnë të pushtojnë pjesë të Sirisë.

Ai tha gjithashtu se Uashingtoni dëshiron të sigurojë që populli sirian të jetë në gjendje të përcaktojë të ardhmen e tij.

10/12/2024 20:04-Ushtria libaneze thotë se persona të armatosur kaluan kufirin nga Siria

Ushtria libaneze ka lëshuar një deklaratë duke thënë se persona të armatosur të panjohur iu afruan një poste kufitare të ushtrisë.

Burrat vinin nga territori sirian.

Të shtëna paralajmëruese u qëlluan ndaj personave të armatosur, të cilët u detyruan të ktheheshin në Siri, tha ushtria libaneze.

10/12/2024 18:54-Bota nuk ka arsye të ketë frikë nga Siria, thotë lideri i rebelëve sirianë

Kreu i grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS), Abu Mohammed al-Jolani, në komentet e para për mediat perëndimore që nga rrëzimi i qeverisë së Bashar al-Asad, tha se nuk do të ketë një "rikthim në panik".

I pyetur nga mediumi skynews, se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, lideri rebelëve u shpreh se "nuk duhet të kenë frikë në mënyrë të panevojshme, në dashtë Zoti. Vendi do të rindërtohet. Frika buronte nga prania e regjimit - vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindërtimit, drejt stabilitetit”...lexo më shumë.

10/12/2024 18:35-Drejt përfundimit operacioni izraelit në Siri

Operacioni ushtarak përfshinte marrjen e kontrollit të zonës tampon në lartësitë e Golanit dhe sigurimin e pozicioneve strategjike pranë kufirit izraelit për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe pakicave etnike të Sirisë.

Një objektiv tjetër i operacionit ishte shkatërrimi i forcave ajrore, marinës, automjeteve të blinduara dhe aftësive të tjera strategjike të regjimit të Basha al-Assadit, me qëllim eliminimin e potencialit ushtarak të ish-ushtrisë siriane.

10/12/2024 17:30-Erdogan zotohet që askush të mos e prekë Sirinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u zotua se integriteti territorial dhe sovraniteti i Sirisë do të mbrohet me çdo kusht dhe se Turqia nuk ka synime të futet atje.

“Turqia nuk i ka vënë syrin territorit apo sovranitetit të një shteti tjetër. Integriteti territorial i Sirisë duhet të mbrohet me çdo kusht. Siria i përket sirianëve me të gjitha identitetet e tyre etnike, fetare apo sektare. Populli i Sirisë do të vendosë për fatin e Sirisë”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara.

10/12/2024 17:03-Rusia humbet aleatin kryesor në Lindje të Mesme

Sundimtari i rrëzuar sirian Bashar al-Assad iku në Moskë pasi u arratis nga Damasku të dielën, ku i është dhënë azil politik.

Kremlini ishte një nga mbështetësit kryesorë të Assadit në përpjekjet brutale të qeverisë së tij për të mposhtur rebelët. Disa ditë më parë roli i Moskës në Siri dukej i palëkundur, por tani, sipas ekspertëve, Kremlini do ta ketë të vështirë të rifitojë terrenin e humbur...lexo më shumë.

10/12/2024 15:11-Marina izraelite shkatërron flotën siriane

Izraeli shkatërroi flotën siriane gjatë natës, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.

Operacioni dukej se ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të eliminuar kërcënimet strategjike ndaj Izraelit, dhe erdhi pasi IDF-ja shënjestroi bazat ajrore dhe laboratorët shkencorë në Siri, për më shumë klikoni këtu.

10/12/2024 13:52-Mohamed al Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm i Sirisë, rebelët urdhërojnë luftëtarët të tërhiqen nga qytetet

Mohamed al Bashir është emëruar kryeministër i përkohshëm i qeverisë kalimtare siriane.

Përmes një deklaratë televizive është njoftuar se al Bashir do të mbajë rolin deri më 1 mars 2025, për më shumë klikoni këtu.

10/12/2024 12:50-Izraeli ka kryer më shumë se 300 sulme ajrore në Siri që nga rënia e Assadit

Aeroplanët luftarakë izraelitë thuhet se kanë kryer qindra sulme ajrore në të gjithë Sirinë, duke përfshirë kryeqytetin, Damask.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se ka dokumentuar më shumë se 310 sulme nga IDF që nga rënia e regjimit të Asadit të dielën, për më shumë klikoni këtu.

10/12/2024 11:49-Sulmet izraelite ‘duhet të ndalen’, thotë i dërguari i OKB-së në Siri

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, i ka quajtur sulmet izraelit në Siri “një zhvillim shumë shqetësues”.

“Ne po vazhdojmë të shohim lëvizjet dhe bombardimet izraelite në territorin sirian, kjo duhet të ndalet”, tha ai, për më shumë klikoni këtu.

10/12/2024 10:32-Scholz e Macron të gatshëm të bashkëpunojnë me rebelët sirianë pas rrëzimit të Assadit

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emannuel Macron, janë të përgatitur të punojnë me grupet rebele siriane që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad me kushte të caktuara.

Udhëheqësit e dy fuqive më të mëdha të Bashkimit Evropian mirëpritën largimin e Assadit, i cili i kishte shkaktuar “vuajtje të tmerrshme popullit sirian dhe dëme të mëdha në vendin e tij”, për të lexuar më shumë klikoni këtu.

10/12/2024 08:58-Tanket izraelite vetëm 20 kilometra larg Damaskut

Duke cituar tre burime brenda organeve të sigurisë, Reuters raporton se tanket izraelite janë pozicionuar në afërsi të kryeqytetit sirian – Damask.

Këto burime thonë se inkursioni ushtarak ka arritur tashmë në Qatana, rreth 20 kilometra në jugperëndim të Damaskut, për më shumë klikoni këtu.

10/12/2024 08:25-Luftëtarët rebelë sirianë gjejnë 40 trupa në morgun e spitalit “duke treguar shenja torture”

Ndërsa hetimet në qendrat e paraburgimit të Asadit vazhdojnë, punonjësit e shpëtimit raportuan mbrëmë se gjetën rreth 40 trupa në një morg spitali, duke treguar shenja torture.

Agjencia e lajmeve AFP shkruan se dëgjoi drejtpërdrejt nga një luftëtar rebel, i cili u tha atyre: “Unë hapa derën e morgut me duart e mia, ishte një pamje e tmerrshme: rreth 40 trupa të grumbulluan duke treguar shenja të torturave të tmerrshme”, për më shumë klikoni këtu.

09/12/2024 23:09-Çfarë do të ndodhë më pas për Iranin pas rënies së Asadit në Siri?

Deputetët islamikë të linjës së ashpër që mbushin parlamentin iranian, janë të zemëruar me shpejtësinë me të cilën investimi më i madh i Republikës Islamike në rajon ka dështuar.

Irani mbështeti regjimin e Asadit gjatë gjithë luftës civile në Siri, me armë, trupa, naftë dhe para.

Mijëra ushtarë të dërguar nga Irani në Siri u vranë në beteja, për më shumë klikoni këtu.

09/12/2024 22:27-Blinken paralajmëron: Shteti Islamik do të përpiqet të rivendosë aftësitë luftarake në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se përmbysja e Bashar al-Assad në Siri është një mundësi e madhe, por është një mundësi që "mbart rrezik të konsiderueshëm" - diçka që Shtetet e Bashkuara "nuk do ta lejojnë të ndodhë".

Sipas tij Shteti Islamik do të përpiqet të përdorë këtë periudhë për të rivendosur aftësitë në Siri, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se populli sirian duhet të jetë ai që do të zgjedhë të ardhmen e vetë.

Së fundi, Blinken thotë se Uashingtoni ka një interes të qartë për të shmangur "fragmentimin e Sirisë, eksportin e terrorizmit dhe ekstremizmit".

09/12/2024 21:31-Ushtria izraelite kryen sulme ajrore nëpër Siri, godet bazat ushtarake – pamje nga aksioni

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Izraelit ka kryer sulme ajrore nëpër Siri, duke shënjestruar bazat ushtarake.

Dy burime siriane nga fusha e sigurisë i thanë Reuters dhe dhjetëra helikopterë dhe aeroplanë luftarakë, kanë shkatërruar infrastrukturën e bazave ushtarake, për më shumë klikoni këtu.

09/12/2024 20:40-Brenda burgut famëkeq Sednaya të Bashar al-Assadit, njihej si thertorja njerëzore për shkak të torturave që u bëheshin të burgosurve

Një ‘shtypje e hekurt’ që dyshohet se është përdorur për të shtypur dhe ekzekutuar të burgosur në burgun famëkeq Sednaya të presidentit sirian Bashar al-Assad, është zbuluar në videot e reja të shpërndara nga rebelët teksa ata çlirojnë të burgosurit.

Burgu famëkeq pranë Damaskut – i quajtur me nofkën ‘thertorja e njerëzve’ – është sinonim i torturave të tmerrshme, ekzekutimeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut të kryera nga regjimi i Asadit, i cili u rrëzua nga forcat rebele siriane këtë fundjavë, për më shumë klikoni këtu.

09/12/2024 19:50-Çfarë ka thënë lideri rebel për vizionin e tij për Sirinë?

Rënia e regjimit të Asadit ka lënë shumë njerëz të pyesin se si do të duket e ardhmja e Sirisë.

Një vështrim në atë që lideri i grupit rebel islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS), Abu Mohammed al-Jolani, ka thënë për vizionin e tij për vendin.

Në një intervistë me CNN, të premten, Jolani u pyet nëse Siria pas Assadit do të qeveriset me një sundim të rreptë islamik, për më shumë klikoni këtu.

09/12/2024 19:05-Vendet evropiane ngrijnë kërkesat siriane për azil

Gjermania, Franca, Austria dhe shtetet nordike janë ndër disa vende, që kanë pezulluar të gjitha kërkesat për azil në pritje nga sirianët.

Berlini dhe qeveritë e tjera kanë thënë se po vëzhgonin zhvillimet e shpejta në Damask, por Austria ka sinjalizuar se së shpejti do të dëbojë refugjatët në Siri, një ditë pasi presidenti Bashar al-Assad u rrëzua nga rebelët sirianë, për më shumë klikoni këtu.

09/12/2024 18:41-Turqia hap kufirin që emigrantët sirianë të mund të kthehen

Turqia do të hapë kufirin e saj me Sirinë, në mënyrë që emigrantët të mund të kthehen vullnetarisht në shtëpi tani që regjimi i Asadit ka rënë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Porta kufitare Yayladagi do të hapet, duke lejuar miliona të kthehen në Siri.

Presidenti turk, një kritik i vendosur i Asadit, tha gjithashtu se Ankaraja është e gatshme të ndihmojë në rindërtimin e Sirisë - por shtoi se nuk do të lejon që elementë të rinj terroristë të shfaqen në kufijtë e saj.

09/12/2024 18:30-Kryeministri sirian thotë se ka pranuar t'ua dorëzojë pushtetin rebelëve

Ish-kryeministri i Sirisë, ka thënë se ka pranuar t'ia dorëzojë pushtetin grupit rebel që rrëzoi regjimin e Asadit.

Duke folur për Al Arabiya TV në momentet e fundit, Mohammed Jalali tha se kishte bërë marrëveshjen me atë që ai e quajti "Qeveria e Shpëtimit".

Jalali tha dje se do të qëndrojë në vend dhe do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit, i cili tha se dëshiron të jetë paqësor.

09/12/2024 17:22-Rebelët sirianë amnistojnë rekrutët e ushtrisë nën sundimin e Assadit

Grupet rebele siriane që përmbysën qeverinë e Bashar al-Assad, sapo kanë njoftuar se do t’i japin amnisti të gjithë personelit ushtarak të rekrutuar në ushtri gjatë sundimit të tij.

“Jetët e tyre janë të sigurta dhe askush nuk mund t’i sulmojë”, tha një zëdhënës i Departamentit aktual të Operacioneve Ushtarake, për më shumë klikoni këtu.

09/12/2024 16:37-Rusët i kërkojnë ndihmë Turqisë, duan të evakuojnë ushtarët nga Siria

Moska i ka kërkuar Ankarasë ndihmë në tërheqjen e sigurt të trupave ruse nga Siria pas rënies së regjimit të diktatorit Bashar al-Assad, raportoi CNN Türk më 9 dhjetor, duke cituar burimet e veta.

Kontigjenti ushtarak rus thuhet se do të tërhiqet nga të gjitha pjesët e Sirisë, me përjashtim të bazës ajrore strategjike Hmeimim dhe bazës detare Tartus në bregdetin e Mesdheut.

Ushtarët rusë fillimisht do të transportohen në zonat e kontrolluara nga ushtria turke, dhe më pas do të kthehen në Rusi, për më shumë klikoni këtu.

09/12/2024 15:44-Zbulohet pasuria që mund të ketë marrë me vete në Moskë, familja e Bashar al-Assad

Presidenti Bashar al-Assad, gruaja e tij britanike dhe tre fëmijët e tyre të rritur kanë lënë pas pallatet e tyre siriane dhe supozohet se do të fillojnë një jetë të re në Rusi pasi iu dha azil nga Vladimir Putin.

Asma Al-Assad, vajza e mjekut e lindur në Londër, e cila u martua me Assad, është mësuar me një jetë luksoze, me raporte se ajo shpenzoi qindra mijëra dollarë për orendi dhe rroba të shtëpisë gjatë sundimit të burrit të saj.

Për të mësuar më shumë, lexoni lajmin e plotë KËTU.

09/12/2024 14:31-Assad në Rusi? Ja çfarë thotë Kremlini zyrtar

Lidhur me vendndodhjen e presidentit sirian Bashar al-Assad është deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Për të mësuar më shumë, klikoni KËTU.

09/12/2024 12:24-Kryeministri sirian thotë se qeveria ende funksionon - gati për të takuar liderin rebel

Kryeministri i Sirisë thotë se qeveria po koordinohet me kryengritësit dhe se ai është gati të takojë liderin e tyre, Ahmad al-Sharaa.

Mohammed Ghazi Jalali, i cili mbeti në postin e tij pasi Assad dhe shumica e zyrtarëve të tij të lartë u zhdukën gjatë fundjavës, tha se shumica e ministrave të kabinetit po punonin ende nga zyrat në Damask.

"Ne po punojmë që periudha e tranzicionit të jetë e shpejtë dhe e qetë", tha ai për Sky News Arabia TV.

Ai tha se situata e sigurisë tashmë është përmirësuar nga një ditë më parë.

09/12/2024 10:36-Të krishterët sirianë festojnë rënien e Bashar al-Assad në qytetin Sahnaya, në jugperëndim të Damaskut

09/12/2024 10:29-Erdogan bën thirrje për paqe: Siria i ka dhënë fund gjakut dhe lotëve, ata e meritojnë më shumë se çdokush tjetër

Së fundmi, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar regjimin e Bashar al-Assadit në Siri.

Erdogan në një deklaratë ka theksuar angazhimin e palëkundur të Turqisë për arritjen e paqes në Siri.

Ai nënvizoi vizionin turk për një Siri të bashkuar, ku të gjitha komunitetet mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe pa frikë, përcjell Telegrafi.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

09/12/2024 09:13-Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit

Rënia e Bashar al Assad shënon fundin e më shumë se gjysmë shekulli të sundimit familjar.

Presidenti autoritar sundoi Sirinë për 24 vjet, pesë vjet më pak se koha e babait të tij në pushtet, por plani nuk ishte kurrë që ai të merrte presidencën.

Përpara se karriera e tij politike të fillonte të merrte formë, Assad ishte vendosur në Britani të Madhe, ku kryente praktikën si mjek okular.

Për të mësuar më shumë rreth “karrierës së tij”, klikoni KËTU.

09/12/2024 08:29-Të tjerë të burgosur të liruar nga forcat rebele nga burgu famëkeq Saydnaya i Damaskut

Forcat rebele siriane arritën në disa qeli të tjera në burgun famëkeq Saydnaya të dielën.

Atje, ata kanë çliruar të tjerë të burgosur nga kushtet çnjerëzore pasi “pushtuan” kryeqytetin Damaskun dhe rrëzuan regjimin e Assadit.

Një i burgosur i liruar, nga Aleppo, tha se ai ishte burgosur që nga viti 2019 për përpjekje për të ikur nga shërbimi ushtarak i regjimit.

Ai tha se një herë u godit në kokë me një çekiç nga rojet e regjimit sirian dhe tregoi brutalitetin e forcave siriane, të cilat mbanin kontrollin e burgut vetëm disa ditë më parë.

09/12/2024 08:26-Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet për Sirinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet sot për të diskutuar situatën në Siri.

Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.

Kjo vjen pasi zëvendës përfaqësuesi i parë i përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky tha se vendi kërkoi një seancë urgjente të këshillit dje.

09/12/2024 08:24-Imazhe që tregojnë se çfarë gjetën sirianët dhe si “plaçkitën” pallatet e Asadit në Damask të Sirisë

Sirianët “plaçkitën” rezidencat e Bashar al-Assad në Damask pasi ai u arratis në Rusi.

Dhe imazhet treguan rebelë dhe civilë që vizitonin territoret e shtëpive të tij të mëparshme dhe shihnin se si kishte pasur një jetesë luksoze diktatori i rrëzuar.

Për të mësuar më shumë rreth asaj se çfarë gjetën ata në rezidencat e Assad dhe "gjërat që morën me vete", klikoni KËTU.

08/12/2024 23:29-Trump thotë se SHBA duhet të qëndrojë jashtë luftimeve në Siri

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump e quajti rënien e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad në Siri nga rebelët, një “rrëmujë” dhe bëri thirrje kundër përfshirjes së SHBA në konflikt.

“Sidoqoftë, Siria është një rrëmujë, por nuk është miku ynë, dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kenë asgjë me këtë. Kjo nuk është lufta jonë, le ta luajnë ata – mos u përfshini”, ka shkruar Trump në një postim në X, për më shumë klikoni këtu.

08/12/2024 22:20-Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit

Ky është momenti tronditës kur një foshnjë siriane shihet duke dalë nga një qeli burgu, brenda ‘thertores njerëzore’ të presidentit tiran Bashar al-Assad.

Djali i vogël qëndron pranë dyerve të qelive të hapura dhe duket i hutuar, ndërsa ushtarët rebelë bërtasin “Allahu Akbar” – që do të thotë “Zoti është më i madhi” – ndërsa lironin qindra të burgosur.

Burgu ushtarak pranë Damaskut i quajtur ‘dhoma e torturës industriale’, raportohet se kishte nga 5,000 deri në 13,000 të burgosur të cilët ishin varur që nga viti 2011, për më shumë klikoni këtu.

08/12/2024 21:39-SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri

Presidenti amerikan Joe Biden, paralajmëroi grupin e Shtetit Islamik që të mos përpiqet të përfitojë nga çdo vakum i krijuar nga tranzicioni i pushtetit në Siri.

Ai tha se SHBA-të kanë kryer rreth dhjetëra “sulme ajrore precize” brenda Sirisë kundër objektivave të IS-it sot, për më shumë klikoni këtu.

08/12/2024 20:11-Biden: Rënia e Assadit është një akt themelor drejtësie

Presidenti amerikan Joe Biden po flet në Shtëpinë e Bardhë, pasi takoi ekipin e tij të sigurisë kombëtare këtë mëngjes për të marrë një përditësim mbi situatën në Siri.

“Më në fund, regjimi i Assadit ka rënë. Ky regjim brutalizoi, torturoi dhe vrau qindra mijëra sirianë të pafajshëm”, tha ai, duke shtuar se rënia e Assadit është një “akt themelor drejtësie”, për më shumë klikoni këtu.

08/12/2024 19:46-Kush është lideri rebel Abu Mohammed al-Jawlani?

Abu Mohammed al-Jawlani, udhëheqësi i Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ka mbajtur një fjalim në xhaminë Umajad në Damask më parë.

Në vitin 2013, SHBA-ja e cilësoi Jawlani, si një terrorist global dhe ofroi një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacionin që çon në kapjen e tij.

Por lideri rebel është përpjekur për vite me radhë të zhvendosë perceptimin e organizatës së tij, në atë që mund të pranohet nga sirianët si një alternativë ndaj regjimit të Assadit, për më shumë klikoni këtu.

08/12/2024 19:09-Mediat ruse raportojnë se Assad ndodhet në Moskë

Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të medias, duke cituar burime në Kremlin.

Raportet thonë gjithashtu se Assadi dhe familja e tij kanë marrë azil nga Rusia, për më shumë klikoni këtu.

08/12/2024 18:51-Rebelët ia mësyjnë garazhit gjigant të pallatit të Assadit, brenda të cilës kishte flotën e veturave luksoze

08/12/2024 18:17-Si ndodhi, dy javë sizmike që rrëzuan qeverinë e Sirisë

Gjysmë shekulli i sundimit të familjes Assad në Siri u shkatërrua me shpejtësi mahnitëse, pasi kryengritësit shpërthyen nga një enklavë e kontrolluar nga rebelët dhe u mblodhën në kryeqytetin, Damask, duke marrë qytet pas qyteti brenda pak ditësh.

Forcat opozitare përfshiu gjithë vendin dhe hynë në Damask me pak ose aspak rezistencë ndërsa ushtria siriane u “shkri”.

Presidenti Bashar al-Assad, sundimtar i Sirisë për 24 vjet – duke pasuar babanë e tij, Hafez Assad – u raportua se ishte larguar nga vendi për një vend të pazbuluar, për më shumë klikoni këtu.

08/12/2024 17:38-Udhëheqësi rebel flet në një xhami në Damask, thotw se fitorja është e gjithë kombit sirian

Abu Mohammed al Jolani, i cili udhëhoqi ofensivën rebele që përmbysi regjimin e Bashar al Asadit, ka folur në xhaminë Umajad në Damask.

Në paraqitjen e tij të parë publike që kur luftëtarët hynë në periferi të Damaskut, ai u tha mbështetësve se fitorja e rebelëve ishte "për të gjithë kombin" dhe se Assad e kishte bërë Sirinë "një fermë për lakminë e Iranit".

"Çlirimi ka ndodhur pavarësisht hundës së atij tirani", tha ai për Assadin.

Ai shtoi se Siria do të "shërohet plotësisht" nga efektet e luftës.

"E ardhmja është e jona", u tha ai mbështetësve. /Telegrafi/

08/12/2024 17:15-Izraeli bombardon qendrën kërkimore në kryeqytetin sirian

Ushtria izraelite ka bombarduar qendrën kryesore kërkimore në kryeqytetin sirian, Damask, kanë thënë dy burime rajonale të sigurisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Qendra ka kohë që dyshohet se është përdorur nga Irani për të zhvilluar raketa me rreze të gjatë veprimi.

Izraeli gjithashtu shënjestroi selinë doganore dhe inteligjencën ushtarake në një kompleks sigurie në kryeqytet, thanë burimet.

Raportet më herët sugjeruan se Izraeli kishte shënjestruar edhe ish bazën ajrore siriane Khalkhala në Sirinë jugore.

Në anën tjetër, lideri i rebelëve para pak çastesh i është drejtuar turmës dhe synimet e tij pas rrëzimit të Bashar al-Assad.

08/12/2024 17:03-Biden do të takohet me ekipin e sigurisë kombëtare

1 80

Joe Biden do të takohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në orët e ardhshme për një përditësim mbi situatën në Siri, tha Shtëpia e Bardhë.

Pentagoni më herët tha se SHBA do të ruajë praninë e saj në Sirinë lindore, dhe do të marrë masat e nevojshme për të parandaluar rilindjen e Shtetit Islamik.

Qindra trupa amerikane mendohet se janë vendosur në Siri, dhe Uashingtoni ka mbështetur një grup rebel kurd atje.

08/12/2024 16:35-Qytetarët kthehen në Siri pas rënies së regjimit të Assadit

Sirianët po kthehen drejt vendit të tyre, pasi mësuan për rënien e regjimit shtypës të Asadit.

Vajzat bëjnë gjeste nga një autobus që shkon në Siri nga Bekaa, Liban, ndërsa një fëmijë shikon nga një makinë në pikën kufitare Masnaa.

Të tjerë festojnë nga një automjet dhe mbajnë sendet e tyre pranë vendkalimit.

1 2

2

3 1

4

5 1

08/12/2024 16:15-Kryeministri britanik mirëpret rënien e regjimit “barbar” të Assadit

1 1

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka thënë se mirëpret rënien e “regjimit barbar” të Bashar al-Assad.

Starmer ka bërë thirrje për “paqe dhe stabilitet në Siri”, transmeton Telegrafi.

“Zhvillimet në Siri në orët dhe ditët e fundit janë të paprecedentë, dhe po flasim me partnerët tanë në rajon dhe po monitorojmë situatën nga afër”, shtoi kryeministri britanik.

“Populli sirian ka vuajtur nën regjimin barbar të Assadit për kohë të gjatë dhe mirëpres rënien e tij”, ka shtuar Starmer.

08/12/2024 15:35-Macron i Francës përshëndet rënien e një "shteti barbar"

Presidenti francez Emmanuel Macron ka përshëndetur rënien e atij që ai e quajti një "shtet barbar" të dielën, pasi rebelët rrëzuan presidentin sirian Bashar al-Assad dhe pushtuan kryeqytetin Damaskun.

“Shteti barbar ka rënë. Më në fund”, tha Macron në rrjetet sociale.

“I bëj nderim popullit sirian, guximit dhe durimit të tij. Në këtë moment pasigurie, u dërgoj atyre urimet e mia për paqe, liri dhe unitet. Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme”.

08/12/2024 15:16-Netanyahu e quan "një ditë historike"

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka përshkruar rrëzimin e regjimit të Asadit si një "ditë historike".

Presidenti Bashar al Assad ishte mbështetur nga Irani, një armik kryesor i Izraelit.

Megjithatë, Irani është dobësuar muajt e fundit pas goditjeve kundër përfaqësuesve të tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Hamasin e Gazës dhe Hezbollahun e Libanit.

Gjatë një vizite në zonën pranë kufirit me Sirinë, Netanyahu tha se kishte urdhëruar forcat izraelite të “kapnin” zonat në zonën tampon për të garantuar sigurinë e Izraelit.

"Ne nuk do të lejojmë asnjë forcë armiqësore të vendoset në kufirin tonë".

Izraeli ka pushtuar Lartësitë e Golanit që nga viti 1967 dhe zona është krijuar që atëherë si një zonë tampon.

08/12/2024 14:32-Pamje që tregojnë “statujën e regjimit të Assadit” duke u rrëzuar në Siri

Në internet janë postuar pamje që tregojnë sirianët që përmbysin "statujën e regjimit të Assadit" pasi rebelët e shpallën vendin të lirë nga familja që e ka sunduar atë për 50 vitet e fundit.

Për të lexuar më shumë dhe për të parë pamjet, klikoni KËTU.

08/12/2024 14:04-Rebelët sirianë shpallin shtetrrethim 13-orësh në Damask

Rebelët sirianë kanë shpallur shtetrrethim 13-orësh në kryeqytetin Damask nga ora 16:00.

Kryeqyteti sirian është dëshmitar i një pranie të konsiderueshme rebele të armatosur dhe të shtënave të vazhdueshme festive.

Një mesazh në televizionin shtetëror sirian më herët u bëri thirrje njerëzve që të mos “tmerrojnë” civilët duke qëlluar me armë në sheshet publike.

Edhe pallatet presidenciale janë plaçkitur dhe trafiku i rënduar është raportuar në kryeqytet.

08/12/2024 13:08-Hezbollahu tërheq të gjitha forcat nga Siria

Grupi i armatosur libanez Hezbollah thotë se ka tërhequr të gjitha forcat e tij nga Siria, kanë thënë dy burime libaneze të sigurisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Grupi tërhoqi trupat e tij ndërsa fraksionet rebele iu afruan kryeqytetit të Damaskut.

Një burim theksoi se forcat mbikëqyrëse të Hezbollahut të vendosura në Siri gjatë natës midis të enjtes dhe të premtes ishin dërguar për të mbikëqyrur tërheqjen.

Hezbollahu - një përfaqësues i Iranit - kishte ndihmuar në mbështetjen e regjimit të Asadit, por ishte shkatërruar nga lufta e tij me Izraelin.

08/12/2024 13:06-Rusia thotë se Assad është larguar nga Siria pas negociatave me "një numër pjesëmarrësish në konflikt"

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se po ndjek ngjarjet në Siri me "shqetësim ekstrem".

Ajo tha se presidenti sirian Bashar al Assad ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi pas negociatave me "një numër pjesëmarrësish në konfliktin e armatosur".

Assad dha "udhëzime për të transferuar pushtetin në mënyrë paqësore", citohet të ketë thënë ministria e jashtme.

Rusia theksoi se nuk mori pjesë në negociatat rreth kësaj.

Moska ka qenë një aleat i fortë i regjimit të Asadit, duke ndërhyrë për ta mbajtur atë në pushtet në vitin 2015.

Është e paqartë se si do të përfshihet Rusia në të ardhmen, duke pasur parasysh mbështetjen e saj për regjimin e Asadit, por ministria e jashtme tha se është "në kontakt me të gjitha grupet e opozitës siriane".

08/12/2024 13:06-Kryeministri sirian deklarohet i gatshëm për ta transferuar pushtetin te opozita

Kryeministri sirian Mohammed Ghazi Jalali ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me çdo lidership të zgjedhur nga populli.

Deklarata erdhi pasi rebelët hynë në Damask, morën kontrollin e kryeqytetit dhe dukshëm rrëzuan regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Kreu i qeverisë siriane vuri në dukje se ai mbetet në vend dhe komentoi procesin e transferimit të pushtetit në një qeveri kalimtare, e cila mund të përfshijë përfaqësues të opozitës.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

08/12/2024 12:47-Assad mund të ketë vdekur pasi aeroplani i tij është rrëzuar?

Ku gjendet Bashar al-Assad?

Kjo është pyetja që tani kërkon përgjigje, edhe pse edhe ato të gruas së tij Asma dhe dy fëmijëve të tyre – mbeten të panjohura.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

08/12/2024 12:26-Ambasada irakiane në Damask është evakuuar, thonë raportet

Mediat irakiane raportojnë se ndërtesa e ambasadës irakiane në Damask është evakuuar.

Këtë e raporton edhe agjencia e lajmeve AFP, e cila citon një burim diplomatik.

08/12/2024 11:41-Assad është "ndoshta jashtë Sirisë", thotë ministri i Jashtëm turk

Presidenti sirian Bashar al-Assad është "ndoshta jashtë Sirisë", ka thënë të dielën ministri i jashtëm i Turqisë.

I pyetur nga Christiane Amanpour e CNN në një konferencë shtypi në Doha, Katar, nëse ai e dinte se ku mund të ishte Assad, Hakan Fidan tha: "Unë nuk mund të komentoj për këtë, ndoshta jashtë Sirisë".

Ka informacione kontradiktore për vendndodhjen e Asadit dhe udhëheqësi sirian nuk është parë apo dëgjuar publikisht që kur rebelët hynë në kryeqytet herët të dielën në mëngjes.

08/12/2024 11:38-Flamuri i opozitës siriane u shpalos në ambasadën e Athinës

Flamuri i opozitës siriane u shpalos në ambasadën siriane në Athinë, disa orë pasi forcat opozitare deklaruan se kishin marrë Damaskun.

Agjencia shtetërore greke e lajmeve ANA tha se të paktën tre burra kishin hyrë në ambasadë dhe kishin shpalosur flamurin, i cili u pa i varur nga çatia e ndërtesës.

Oficerët u dërguan në vendngjarje dhe tre burra u ndaluan, shtoi ajo.

08/12/2024 11:34-“Askush nuk duhet të derdhë lot” për rënien e Asadit – thotë një zyrtar i Pentagonit amerikan

Daniel Shapiro, zëvendësndihmës sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, u ka kërkuar të gjitha palëve në Siri që të "mbrojnë civilët" dhe të punojnë drejt një "zgjidhjeje politike gjithëpërfshirëse".

Nëse konfirmohet rënia e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, "askush nuk duhet të derdhë lot", tha Shapiro.

Ai shtoi se SHBA do të mbajë forcat në Sirinë lindore për t’iu kundërvënë kërcënimit të ISIS (ISIL), por kjo prani “nuk ka të bëjë me aspekte të tjera të konfliktit në Siri”.

08/12/2024 11:30-Skena nga e gjithë Siria ndërsa rebelët pretendojnë kontrollin e Damaskut

fa1

fa2

fa3

fa4

fa5

08/12/2024 11:28-Raportime se ambasada iraniane në Damask sulmohet nga 'militantë'

Ambasada në kryeqytetin sirian po sulmohet nga "militantë", sipas kanalit shtetëror iranian të lajmeve Press TV.

Grupet rebele siriane njoftuan këtë mëngjes se kishin "liruar" Damaskun pas një sulmi rrufe në qytet.

08/12/2024 11:22-Bota reagon ndaj rënies së Bashar al-Assad – disa nga deklaratat e bëra deri më tani

Luftëtarët e opozitës siriane kanë deklaruar se vendi është “çliruar” pasi ata ia mësynë kryeqytetit dhe njoftuan se presidenti Bashar al-Assad ishte larguar nga kryeqyteti në një destinacion të panjohur.

Për të mësuar rreth reagimeve nga disa vende të botës, klikoni KËTU.

08/12/2024 11:17-Reagimi i Donald Trump

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump

Në një deklaratë të postuar në platformën e tij "Truth Social", Trump tha se al-Assad ishte "ikur nga vendi i tij" pasi kishte humbur mbështetjen e Rusisë.

“Assad është zhdukur. Ai ka ikur nga vendi i tij. Mbrojtësi i tij, Rusia, Rusia, Rusia, e udhëhequr nga Vladimir Putin, nuk ishte e interesuar ta mbronte më atë”.

08/12/2024 11:16-Reagimi i Joe Biden për zhvillimet në Siri

Një reagim rreth ngjarjeve në Siri ka ardhur edhe nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

“Presidenti Biden dhe ekipi i tij po monitorojnë nga afër ngjarjet e jashtëzakonshme në Siri dhe po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët rajonalë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

08/12/2024 11:14-Sirianët ia mësyjnë pallatit presidencial të Bashar al-Assadit, pamje nga brenda ndërtesës

08/12/2024 11:13-Izraeli vendos forcat në zonën tampon me Sirinë

Ushtria izraelite ka thënë se ka vendosur forca në zonën tampon të monitoruar nga OKB-ja në Lartësitë Golan.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

08/12/2024 11:12-Rebelët shpallin Damaskun “të çliruar” dhe të burgosurit politikë të liruar

Luftëtarët rebelë e deklaruan kryeqytetin sirian të Damaskut të “çliruar” në një deklaratë televizive të transmetuar në televizionin shtetëror të dielën.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

08/12/2024 11:11-Bashar al-Assad largohet nga Siria me aeroplan, pasi rebelët fitojnë kontroll të plotë të qyteteve kyçe

Qeveria siriane duket se ka rënë pas një sulmi nga rebelët.

Presidenti Bashar al Assad u largua nga Damasku me një aeroplan për në një destinacion të panjohur, sipas dy oficerëve të lartë të ushtrisë siriane.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.