LAJMI I FUNDIT:

Largimet e deputetëve të PD-së, Patozi: Ngjasojnë me shqiptarët e dëshpëruar që lënë atdheun duke kaluar La Manshin me gomone

Largimet e deputetëve të PD-së, Patozi: Ngjasojnë me shqiptarët e dëshpëruar që lënë atdheun duke kaluar La Manshin me gomone

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, por edhe ish-deputet i Partisë Demokratike, Astrit Patozi reagoi sot pas lënies së mandateve të deputetit nga Grida Duma dhe Alfred Rushaj.

Në një postim në Facebook, Patozi u shpreh se lajmi është farë ka ndodhur në PD, duke e krahasuar me situatën e shqiptarëve që largohen me gomone për në Britani.

“Po shoh se si po vrapojnë të gjithë për të gjetur se me kë do të bëhen zëvendësuesit e Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga lista e grupit parlamentar të PD-së, me foltoren e doktorit apo me antifoltoren e “Alibashës”. Ndërkohë që lajmi është se çfarë ka ndodhur në atë parti, prej të cilës edhe deputetët po largohen në tufa. Sa që ngjasojnë me ata shqiptarët e dëshpëruar që lënë atdheun përditë duke kaluar La Manshin me gomone, pa e kthyer fare kokën mbrapa. Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë”, shkruan Patozi në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Lajme
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Drejtësi
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Lajme
Rama: Baba iku krenar, Hashim

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Lajme
Kalo në kategori