Ishin ndër çiftet më simpatike të botës së industrisë amerikane të muzikës.

Nicki Minaj dhe Nas nuk janë më së bashku pasi që i kanë dhënë fund romancës së tyre.


Burime të afërta me dyshen kanë treguar për revistën amerikane "TMZ" se lidhja e tyre mori fundi disa javë më parë.

niki 1

Ata kanë filluar lidhjen e tyre në muajin qershor të vitit 2017, por thuhet se largësia e madhe mes vendeve ku jetojnë, ka bërë që dashuria mos të funksionojë.

Theksojmë se kishte raporte kohët e fundit që këngëtarja ishte shtatzënë, por asgjë nuk ka të vërtetë.

TMZ raporton se dyshja do të respektojë njëri-tjetrin dhe se nuk do të ketë asnjë fjalë fyese - por, nga ana tjetër, gjithashtu thuhet se nuk do të mbeten miq.

Ndryshe, Nicki dhe Nas do të publikojnë ndaras klipe të ndryshme gjatë vitit 2018. /Telegrafi/

zzz