LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Do t’i përdorim të gjitha aftësitë tona për ta mbajtur Messin te Barcelona

Laporta: Do t’i përdorim të gjitha aftësitë tona për ta mbajtur Messin te Barcelona
(Foto: EPA/Getty/Bleacher Report)

Kandidati presidencial i Barcelonës, Joan Laporta, e ka bërë të qartë se prioritet për të do të jetë që ta mbajë Lionel Messin në Camp Nou.

Kontrata e argjentinasit skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa nga 1 janari është i lirë që të bisedojë me klubet e interesuara.

“Do t’i shfrytëzojmë të gjitha aftësitë tona për ta mbajtur Messin me ne”, ka thënë Laporta për Radio Marca.


(Foto: Instagram/leomessi)

“Shitja e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi kishte rrethana të tjera; rasti i Leos është i posaçëm. Ai do të ishte nga të paktit lojtarë, ashtu si Pele, që ka luajtur vetëm për një skuadër”.

“Leo nuk është i fokusuar vetëm te paratë. Do të jetë një ofertë e mirë ekonomike, por nuk do ta arrijmë atë që mund ta ofrojnë klubet tjera”.

(Foto: Instagram/leomessi)

“Kam raporte shumë të mira me Leon. Ai e do Barcelonën. Jam i bindur se ai është në pritje të ofertës nga presidenti i ri”.

“Kryesisht do të bazohemi në një skuadër konkurruese që mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Nëse unë e bëj këtë propozim, do ta realizoj; jam me fat që kam besueshmërinë e Leos”, ka shtuar Laporta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Kosova do të luaj ndeshjen e tretë ndaj Qipros - deri më tani kanë bilanc fantastik

Kosova do të luaj ndeshjen e tretë ndaj Qipros - deri më tani kanë bilanc fantastik

Përfaqësuesja e Kosovës
Maresca tregon pse Chelsea e transferoi Jadon Sanchon:

Maresca tregon pse Chelsea e transferoi Jadon Sanchon:

Premier League
Kalo në kategori