Site icon Telegrafi

Laporta ‘shumë i zemëruar’ gjatë ndeshjes Real Sociedad – Barcelona – klubi do të kërkojë shpjegime pse u anulua goli i Lewandowskit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ishte ‘shumë i zemëruar’ teksa shikonte ndeshjen ndaj Real Sociedad nga tribunat, pasi skuadrës blaugrana iu anulua një gol i dyshimtë.

Presidenti ishte i kënaqur me mënyrën se si Barcelona e filloi lojën. Megjithatë, ai u mërzit pasi pa përsëritjen e golit të Robert Lewandowski që u anulua për pozicion jashtë loje, shkruan gazetari Alex Pintanel i Relevo.

Laporta u informua se këmba e mbrojtësit të Real Sociedad ishte më afër golit sesa e Lewandowskit.

 

“Është e pamundur”, thuhet se u tha Laporta shoqëruesve të tij në pjesën e parë.

Barcelona do të ‘kërkojë shpjegime’ nga La Liga për të mësuar se si të reagojë në situata të tilla në të ardhmen, pasi ata besojnë që janë dëmtuar në ndeshjen që pësuan humbje me rezultat 1-0. /Telegrafi/

Exit mobile version