LAJMI I FUNDIT:

Lansohet ueb faqja “unemundem.com”

Lansohet ueb faqja “unemundem.com”

Sot në lokalet e Innovation Lab Kosovo u bë lansimi zyrtarë i ueb faqes www.unemundem.com.

Në këtë ngjarje morën pjesë zyrtarë të lartë të UNICEF – it, përfaqësues të Innovation Lab Kosovo gjithashtu i pranishëm ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi. Në këtë ngjarje u shpalos puna e deritanishme e këtij projekti si dhe planet për të ardhmen. Ndërkaq kryeministri e mirëpriti këtë projekt dhe premtoi mbështetje për të ardhmen.

Portali unemundem.com është një urë lidhëse ndërmjet personave që ofrojnë shërbime siç janë personat me zanate ose profesione të ndryshme si dhe atyre që kanë nevojë për ato shërbime.


Përveç unicitetit këtë portal e karakterizon: thjeshtësia, besueshmëria si dhe puna serioze e me plot përkushtim të anëtarëve të stafit.

Ky projekt u mbështet financiarisht nga Innovation Lab Kosovo./Telegrafi/