Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave të Kosovës (JMLINK) po konsiderohet si mundësi për rritjen e aftësisë së Kosovës për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Ky Rrjet i cili u lansua sot është mundësuar nga Britania e Madhe dhe Njësia e Inteligjencës së Kosovës bashkë me Qeverinë e Kosovës.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati se lansimi i këtij rrjeti është hap i rëndësishëm në përmbushjen e prioriteteve të Qeverisë që lidhen me luftimin e pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe financimit të terrorizmit.
Sipas tij JMLINK mundëson qasje proaktive në luftimin e dukurive të pastrimit të parave e financimit të terrorizmit.
“Nëse secili institucion e shikon veçmas është problem të arrihet në përfundimin që kemi të bëjmë me pastrim parave, prandaj duhet të kemi një grupim të tillë, një bashkëpunim i tillë në mes të institucioneve është tepër i nevojshëm në mënyrë që edhe aktivitetet e tilla që në dukje mund të jenë fasad legjitime të trajtohen dhe të shikohen nëse kemi të bëjmë me raste të pastrimit të parave. Përmes bashkëpunimit të këtyre agjencive do të mundësohet gjithashtu identifikimi edhe më i shpejt dhe efikas i kërcënimeve të menjëhershme. Tutje do të mundësohet edhe ofrimi i udhëzimeve për institucionet financiare si dhe bizneset lidhur me aplikimin e masave kundër pastrimit të parave, kjo në mënyrë që aktivitetet e kundërligjshme jo vetëm të luftohen, por edhe të parandalohen”, theksoi ai.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave të Kosovës është projekt që do të forcoj aftësitë e përbashkëta për të adresuar kërcënimet që vijnë nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit.
Teksa shprehur përkushtimin e ministrisë që drejton në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit, Sveçla tha se krijimi i këtij Rrjeti po e vendos Kosovën në pozicion të fuqishëm për parandalimin e këtyre aktiviteteve kriminale.
“Do të na mundësoj të rrisim aftësinë tonë për të ndjekur rrjedhën e parave të paligjshme dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale e terroriste në burim. Pastrimi i parave dhe financimit i terrorizmit mbeten sfida të mëdha globale dhe kërkojnë përpjekje të përbashkëta dhe të koordinuara. Financimi i terrorizmit në veçanti mbetet sfidë reale për ne duke pas parasysh që para 1 viti vendi ynë u ballafaqua me sulmin më të madh terrorist në Banjskë të Zveçanit ku përmes të gjitha provave të siguruara konfirmohet investimi dhe financimi i vazhdueshëm i Serbisë për individë dhe grupacione të caktuara me qëllim të kryerjes së akteve kriminale dhe terroriste për të destabilizuese të Kosovë. Ky rast por edhe sulmet e vazhdueshme të këtyre grupacioneve ndaj institucioneve si dhe depot e përditshme që po zbulohen kanë vënë në pah pjesën e financimit të vazhdueshëm për këtë veprimtari gjë që kërkon angazhimin e të gjitha institucionet në ndjekjen hetimin dhe parandalimin e dukurive të ngjashme”, theksoi ai.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves se mënyra e shtrenjtë e jetesës në Kosovë është shenjë se ndoshta ka pastrim të parave.
Sipas tij krijimit i Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave është mesazh i pastër se nuk do të lejohen aktivitetet kriminale në Kosovë të cilat e dëmtojnë ekonominë.
“Shpesh jam mahnitur nga disa prej shenjave të pasurisë të dukshme në qytetet e Kosovës, vetura luksoze, prona të shtrenjta dhe stile të shtrenjta të jetesës dhe shpesh kam pyetur se si ka mundësi të jetë kjo dhe realiteti i dokumentuar ekonomik nuk përputhet aq mirë me një pamje dhe imazh të tillë dhe kjo është shenjë se ndoshta është duke ndodhur pastrimi i parave. Andaj, lansimi i JMLNK është shumë i rëndësishëm, është mesazh i pastër nga ju këtu se këto në Kosovë ju nuk do të lejoni që ekonomia juaj të dëmtohet përmes këtyre aktiviteteve kriminale. Kjo demonstron që institucionet tuaja janë të gatshme për të ndërmarrë veprime në këtë sfidë, ajo nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit brenda Kosovës ashtu edhe me partnerët ndërkombëtar”,u shpreh ai.
Flutura Blakçori-Xërxa nga Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës tha se Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave është kërkesë kyçe për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
“Shkëmbimi efektiv dhe me kohë të informacionit është një ndër kriteret themelore për funksionim të mirë të sistemit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit si dhe është kërkesë kyçe e standardeve në këtë fushë…Dua të theksoj se rruga që kemi përpara është ende e gjatë dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm me integritet dhe me përkushtim në punë do të kemi rezultate të qëndrueshme dhe do të vazhdojmë të jemi partner të besueshëm në këtë fushë“, ka thënë Blakçori-Xërxa. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme