LAJMI I FUNDIT:

Lansohet Fondi për Garanci Kreditore

Lansohet Fondi për Garanci Kreditore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe bankave komerciale, ku është lansuar Fondi për Garanci Kreditore.

“Hoti ka sqaruar se Fondi për Garanci Kreditore, është pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike 2020-2021. Me këtë mekanizëm, ka theksuar ai, krijohen lehtësi kreditore dhe rritet likuiditeti i kompanive, ndërsa në të njëjtën kohë ulet rreziku kreditor. Prandaj, ai ka ofruar mbështetje të pa rezervë për këtë masë që ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri Hoti ka thënë se me një fond prej rreth 60 milionë euro, ofrohet mbështetje për ndërmarrjet private dhe ato publike në sektor të ndryshëm, përmes instrumenteve të reja për garanci kreditore, që nënkupton rritjen e përqindjes së garancisë në 80%. Ai ka nënvizuar se, në këtë fond përpos Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë ofruar mbështetje edhe Banka Botërore, Banka Investive Evropiane si dhe KFW-ja gjermane”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori