Tani, të gjithë mjekët pa dallim, mund të posedojnë eKlinika, softuerin unik për mjekë dhe klinika, dhe softuerin shtesë për pritore virtuale dhe dhomën e mjekut për videokonsultime online.

eKlinika ju mundëson mjekëve të ofrojnë shërbime mjekësore nga çdo pajisje dhe të kenë qasje të vazhdueshme në dosjen mjekësore të pacientëve të tyre.


Softueri unik i eKlinika është pjesë e një evolucioni të vazhdueshëm digjital, i zhvilluar me partnerët në SHBA në një platformë të përparuar të kujdesit digjital shëndetësor.

Modernizoni klinikën tuaj duke avancuar shërbimin për pacientë, eKlinika ju ofron:

– Softuerin për regjistrimin, monitorimin dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore të pacientëve – Softuerin për caktimin e terminit në eKlinika – Softuerin për pagesa online dhe eBanking – Pritoren e dizajnuar virtuale për secilin mjek, me foto, CV dhe të arriturat e tjera të mjekut – Dhomën e mjekut dhe linkun personal për videokonsultime me pacient – Arkivimin dhe transferimin digjital të imazherisë me CT, MRI dhe PET-CT – Dhe shumë shërbime të tjera

eKlinika do të përkujdeset po ashtu për promovimin e profilit të mjekut në rrjetet sociale dhe në webfaqen e Klinikës Digjitale.