Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka lansuar shërbimin e-Komuna, si pjesë e platformës shtetërore e-Kosova.
Kjo platformë do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien brenda administratave tona komunale, tha kryeministri Albin Kurti. Për më tepër, ai u shpreh se këto shërbime do të mundësojnë që qytetari të jetë më aktiv në procesin e vendimmarrjes.
Shefi i ekzekutivit u shpreh se transformimi digjital është shtytës kyç për qeverisje transparente dhe efikase.
“Bazuar në strategjinë e sigurisë kibernetike po punojmë në forcimin e strukturave institucionale, avancimin e kornizës ligjore, në zhvillimin e kapaciteteve e-Kosova e cila tani ka 880 mijë përdorues të regjistruar.
Sot kemi mbi 155 shërbime elektronike duke përfshirë certifikatat e digjitalizuara të gjendjes civile, certifikatën e pronës dhe kopjen e planit, faturat e tatimit në pronë dhe gjobave në trafik, vazhdimin e regjistrimit të veturës, certifikatën e historisë penale si dhe aplikimet për shtesë paguhen drejtpërdrejt online në e-Kosova”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, kjo platformë do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien brenda administratave komunale.
“Sot po lansojmë një numër shërbimesh të reja në e-Kosova, në kuadër të kategorisë e-Komuna. Këto shërbime rrisin interaksionet në mes të organeve komunale dhe qytetarëve, duke e bërë qytetarin pjesë aktive të vendimmarrjes dhe duke e bërë që ai të jetë i njoftuar në kohë reale për zhvillimet përkatëse në komunën e tij, përmes transmetimit direkt të mbledhjeve të asambleve komunale, debatet me zyrtarët komunal e komunikimi në mes të qytetarëve dhe të zgjedhurve të tyre në nivelin lokal.
Për më tepër kjo platformë do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien brenda administratave tona komunale. Duke ofruar përditësimin në kohë reale dhe qasje në informacione të rëndësishme, ne fuqizojmë qytetarinë aktive dhe nxisim një qasje më bashkëpunuese dhe më pjesëmarrëse, e cila e forcon demokracinë lokale”, deklaroi Kurti.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se qëllim kanë fuqizimin dhe mbështetjen e komunave dhe krijimin e mundësive për të ofruar shërbime efikase për qytetarët.
“Përmes kësaj kategorie (e-Komuna) do të ofrohet mundësia që qytetarët të jenë të informuar në kohë reale, të kenë të dhëna të hapura dhe të qasshme si dhe të rritet interaksioni në mes të qytetarëve dhe organeve komunale.
Disa prej shërbimeve që planifikohen të publikohen në kuadër të platformës e-Kosova si rezultat i implementimit të shërbimeve nga e-Komuna në fazën e parë janë: transmetimi direkt i mbledhjeve të asambleve komunale, qasje tek pasuria e zyrtarëve komunal, raportimi i problemeve të komunave përkatëse, biseda me zyrtarin komunal, informacioni mbi komunat, inicimi dhe pjesëmarrja në debatet publike. Përmes këtyre shërbimeve, qytetarët kanë mundësi që të adresojnë kërkesat e tyre karshi organeve komunale dhe të bëhen pjesë aktive e proceseve dinamike”, u shpreh ai.
Në fazën e dytë, Krasniqi shtoi se do të përfshihen edhe shërbime të tjera dhe module shtesë.
Edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra theksoi se përmes zhvillimit të këtyre shërbimeve do të rritet transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve.
“Jo vetëm që ka më shumë shërbime e për të gjithë, por edhe cilësia e tyre po përmirësohet dhe e-Kosova po shndërrohet në dritare të vetme, një adresë e vetme ku çdo qytetar orientohet e merr shërbime në kohë reale.
Nga shërbime të mangëta të parcializuara, po kalojmë në shërbime publike të plota. Me shërbimet që shtohen sot përmirësohet në mënyrë të drejtpërdrejt jeta e qytetarëve dhe përforcohet edhe më tutje demokracia jonë, sepse këto shërbime kontribuojnë në këtë drejtim duke rritur qasjen e qytetarëve në sferën publike, duke përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien”, përfundoi ai.
Në prezantimin e këtyre shërbimeve u tha se do të jenë të qasshme përmes platformës shtetërore e-Kosova me qëllim të lehtësimit për të gjithë qytetarët. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit