Duke qëndruar stoik për pak minuta dhe duke e soditur flamurin me shqiponjën e zezë dy krenare, paksa tretet në mendime. Thotë se këtë e bëri më shumë për nder dhe lavdi të të gjithë atyre që e çliruan Shqipërinë nga kthetrat e armikut, në nëntorin e ftoftë të 1912-ës, që pas shpalljes së pavarësisë u kthye në një fillim vere me plotë emocione për shqiptarët.
Është aktori Nëntor Fetiu, i cilin e mban me krenari këtë emër, ai thotë për Telegrafin se padyshim që emri i tij lidhet me data dhe muaj historikë dhe periudha të rëndësishme të popullit shqiptar.
“Unë jam Nëntori. Mua emrin ma ka lënë babai, Sejfedin Fetiu. Arsyeja është se babi në atë kohë para se me lind unë ai ka qenë i angazhuar në vitin 1964. Flamujt e parë kur janë ngritur në Kosovë ai ka qenë pikërisht në grupin e Gjakovës. Ky grup ka qenë grupi i të rinjve në krye me Adem Demaçin, i kanë shpërnda flamujt e parë në Kosovë. Mandej kur jam rritur e kam kuptuar që për atë arsye e kam emrin Nëntor ai më ka treguar që arsyeja ka qenë 28 Nëntori, pra Dita e Flamurit. Babi ka qenë i inspiruar prej historisë dhe prej datave historike”, tregon Nëntori, i lumtur dhe me një emocion që ia përshkon fytyrën.
E ditën historike të lindjes e kishte në qershorin e nxehtë, kurse emrin e mban Nëntor. Për këtë shakatë mes shokëve nuk kishin munguar asnjëherë, megjithëkëtë aktori Nëntor Fetiu thotë se ishte ndjerë dhe ndjehet shumë mirë për emrin e tij.
“Kur të vjen muaji nëntor të gjithë më pyesin kur e ke ditëlindjen, por unë nuk e kam ditëlindjen në nëntor. E kam në qershor. Kur më pyesin pse e ke emrin Nëntor, ju them që kam lindur në qershor”, rrëfen ai duke qeshur, për shkak të humorit të bërë me emrin e tij.
Ai flet edhe për përvojat në profesionin e tij si aktor. Thotë që regjisorët ndërkombëtarë me të cilët kishte punuar të gjithë e dinin që emri i tij lidhej me historinë shqiptare dhe nuk ka ngurruar asnjëherë që këtë histori t’ua tregonte.
“Kam filluar të merrem më shumë me profesionin e aktorit, pas luftës. Kur e kemi bërë shfaqjen ‘Hamaleti’ ka qenë regjisori David Gothard, ai që kurrë nuk ia ka huq gjithherë më ka thirrur November edhe atij i pëlqente me më thirr kështu”, përfundon Nëntori duke e ilustruar me duar pavetëdijshëm një pjesë të karakterit të personazhit që e kishe luajtur tek shfaqja ‘Hamaleti’./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Heshtje në PS pas arrestimit të Veliajt, Rama mbërrin në Kryeministri, mblidhet grupi parlamentar
Arrestimi i Veliajt, Basha përshëndet vendimin e SPAK-ut: Bashkia e Tiranës një vatër korrupsioni
Drejtoria e Doganave: Kallëzime penale edhe ndaj tetë personave tjerë për krime me automjetet e përdorura
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe