LAJMI I FUNDIT:

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme por në rrugë me lagështirë

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme por në rrugë me lagështirë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me lagështirë, njofton LAMM.

Dukshmëria është zvogëluar për 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës në aksin rrugor Demir Kapi dhe Petrovec – Veles.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.


Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.