Adam Lallana, mesfushorit të Liverpoolit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe duket se do të largohet nga skuadra e Jurgen Kloppit.
Klubi nuk e ka ndërmend t’i rinovojë kontratën lojtarit dhe ofertat nga kampionati amerikan MLS dhe kampionati kinez kanë mbërritur në dyert e klubit.
Sipas The Guardian, lojtari është i tërhequr nga ofertat prej këtyre kampionateve dhe mund të kalojë aty gjatë verës së ardhshme.
Lallana nuk ka shumë hapësira me Klopp, pasi gjermani ka të tjerë lojtarë në fokus momentalisht dhe që i pëlqen më shumë.
Anglezi është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2014, kur kishte kaluar nga Southamphton./Telegrafi/