Los Angeles Lakers ka triumfuar në duelin ndaj Detroit Pistons me rezultat 113-100 që u zhvillua në Staples Center.
Lakers ishin më të mirë në periudha të gjera në këtë takim, kurse shkëlqeu Kyle Kuzma i cili ishte fantastik me 67 për qind saktësi nga gjuajtjet.
Brandon Ingram shtoi 10 pikë në këtë duel kurse KC Pope shtoi 15 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=F7LTUMh95wM
Te Detroiti më i miri ishte Blake Griffin me 16 pikë, kurse Reggie Jackson realizoi 15 pikë.
Bostoni ishte i papërmbajtshëm me mbi 30 asistime dhe mbi epërsi prej 30 pikësh që u kurorëzua me fitoren e radhës 135-108.
Jayson Tatum realizoi 20 pikë dhe Marcus Morris 22 pikë, kurse Broën shtoi 22 tjera nga stoli.
Te Indiana më i miri ishte lituanezi Domantas Sabonis me 20 pikë, kurse Oladipo shtoi 17 pikë të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=XsNP2KA2eMQ
Bostoni po afrohet drejt vendeve të para në lindje me vetëm 4 fitore larg prej vendit të parë që mbahet nga Bucks.
Los Angeles Lakers realizuan kështu fitoren e dytë rresht pa LeBron Jamesin, i cili pritet të rikthehet në luftën për pozicionet e para tabelare, ku po zhvillohet luftë e ashpër në Perëndim. /Telegrafi/