LAJMI I FUNDIT:

Lakers të pandalshëm, marrim edhe fitoren e tretë ndaj Warriors, triumfon edhe Miami Heat

Lakers të pandalshëm, marrim edhe fitoren e tretë ndaj Warriors, triumfon edhe Miami Heat

Askush nuk i ka pritur, por Los Angeles Lakers po tregojnë se janë një skuadër shumë e fuqishme.

Të udhëhequr nga dyshja LeBron James dhe Anthony Davis, Lakers kanë marrë fitoren e tretë ndaj Warriors me tre pikë diferencë 104:101.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante me Warriors që krijuan epërsinë më të madhe me plus 12 pikë në çerekun e tretë, por pa arritur ta mbajnë këtë epërsi.


View this post on Instagram

A post shared by NBA (@nba)

LeBron James ka qenë vendimtar në fitoren e Lakers me 27 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime.

Anthony Davis pati paraqitje të shkëlqyer me 23 pikë, 15 kërcime, dy asistime dhe tre topa të vjedhur.

Ndërkohë ndeshje të madhe bëri edhe Austin Reaves me 21 pikë, derisa Lonnie Walker ishte fantastik me 15 pikë.

Te mysafirët më i miri padyshim ishte Steph Curry me ‘triple-double’ ku realizoi 31 pikë, 10 kërcime e 14 asistime.

View this post on Instagram

A post shared by NBA (@nba)

Fitoren e tretë e ka marrë edhe Miami Heat ndaj New York Knicks 109:101 dhe tani udhëheq me rezultat 3-1.

Jimmy Butler ishte më meritori për këtë fitore me 27 pikë, deri Bam Adebayo kontribuoi me 23 të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori