Lakers dhe James vazhdojnë shkëlqimin në NBA

Los Angeles Lakers ka vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Ekipi nga Kalifornia ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi dhe të 11-tën këtë edicion.
Lakers para tifozëve të vet kanë triumfuar ndaj Atlanta Hawks me 21 pikë epërsi, 122-101.
LeBron James shkëlqeu si gjithnjë në këtë takim, me 33 pikë shtatë kërcime e 12 asistime.
Kyle Kuzma gjithashtu pati ndeshje të mirë me 17 pikë, pesë kërcime e një asistime.
Trae Young ishte më efikasi tek mysafirët me 31 pikë, tre kërcime e shtatë asistime. /Telegrafi/Rezultatet:
Cleveland Cavaliers – Philadelphia 76ers 95:114
Sacramengo Kings – Boston Celtics 100:99
Memphis Grizzlies – Denver Nuggets 114:131
Orlando Magic – Washington Wizards 125:121
New Orleans Pelicans – Golden State Warriors 108:100
LA Lakers – Atlanta Hawks 122 : 101




















































