LAJMI I FUNDIT:

Lajmëtare e shpresës

Lajmëtare e shpresës

Shembulli i Erlinda Muslijit, arsimtare e gjuhës shqipe në shkollën “Elena Gjika”, në Prishtinë dëshmon madhështinë e karakterit, etikës, humanizmit dhe profesionalizmit, edhe midis nesh, në mishmashin e vlerave në Kosovë

Kur shpesh herë, gjithçka e fusim në një thes duke përgjithësuar, se arsimi në Kosovë është vaj halli, se gjithkush dhe çdo profesion, përfshirë edhe ato humanet si mjekësia e mësimdhënia e kanë humbur kuptimin, dalin e vezullojnë yje si Erlinda, që ndriçojnë bukur në errësirën e pesimizmit tonë kolektiv dhe refuzojnë të hyjnë në një thes.

Kjo vajzë e re, e kualifikuar si arsimtare e gjuhës shqipe, punon vullnetarisht në shkollë, bile së voni ka pranuar edhe përgjegjësinë shtesë që të jetë kujdestare e klasës së Stinës (klasa VI-të).


Prindërit, edhe pse nuk kanë kohë të takohen shpesh me mësuesit, në fakt janë kamerat e padukshme që observojnë mësuesit përmes rrëfimeve të fëmijëve. Nga ajo çfarë Stina më rrëfen, kam krijuar përshtypjen se Erlinda, ajo vajzë e re është jo vetëm një gjuhëtare e mirëpërgatitur, por ajo ka të brumosur edhe anën pedagogjike. Ajo u ofron shumë dashuri e motivim. Ne nuk e dinim që ajo punon vullnetare në shkollë. E kuptuam vetëm kur biseduam me drejtorin e shkollës, rastësisht, para disa ditësh. Mbetëm të mahnitur!

Ky shembull jep shpresë për këtë vend! Ky shembull na turpëron gjithë ne të tjerëve që paguhemi dhe mbase prapë se prapë ankohemi. Ky shembull duhet nxjerrë në spikamë me një altoparlant gjigant, duhet duartrokitur me përulësi, duhet shumëfishuar!

Erlinda, kaq e re, ti je një lajmëtare e shpresës për kthimin e vlerave në shoqërinë tonë! Kaq e re, je një mësuese e mirëfilltë dhe vullnetare!

Erlinda, je yll i bukur që ndriçon vlershëm në shkretëtirën e përhumbjes sonë etike, humane e profesionale!

Qofsh gjithmonë yll ndriçues!

Të faleminderit është më e pakta që duhet të të themi!

Teuta S. Haxhimusa

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori