Pas reagimit të fundit të Feros, Arbenita ka ndarë një tjetër InstaStory tronditëse në Instagram.

Kësaj radhe, ajo publikoi një bisedë private që kishte marrë nga një person që ndante përvojat e tij personale dhe lidhjen me familjen e Feros.


Mesazhi fillon me një deklaratë të fortë: “Babai i Feros është edhe babai im biologjik”. Sipas këtij personi, traumat dhe dhuna që Arbenita pretendon se ka përjetuar, kanë prekur edhe nënën e tij vite më parë.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

“Babai i tij është po aq edhe babai im. Ai ka bërë të njëjtat gjëra me nënën time atëherë. Unë kurrë nuk e kam takuar Feron apo babanë tim biologjik. Kur u rrita, nëna ime më tregoi gjithçka, dhe unë jam krenare për të që luftoi kaq shumë për mua”, shkruhet në mesazhin që Arbenita ndau me ndjekësit.

Personi i drejtohet më pas modeles me mbështetje: “Qëndro e fortë dhe lufto për ju të dy. Të lutem mos thuaj asgjë tek ata, nuk dua të kem lidhje me ta. Thjesht doja të të shprehja këtë dhe të uroj forcë, pasi të kam ndjekur prej kohësh”.

Arbenita e falënderon për mbështetjen dhe pyet nëse mund ta bëjë publik mesazhin. Personi pranon, por me kusht që emri i tij të mos përmendet, duke mos dashur të lidhet me historinë. Përkrah bisedës, Arbenita shton edhe një koment të fortë: “Si babai, si djali. Fatkeqësisht disa nuk arrijnë të thyejnë traumat e familjes. Një familje vërtet e sëmurë”.

Arbenita, duke publikuar këtë mesazh, lë të kuptohet se personi që i shkruan është motra biologjike e Feros, gjë që i jep një dimension edhe më të fuqishëm dhe personal historisë. /Telegrafi/