Një lajm i rëndë ka goditur klubit e madh gjerman Schalke 04 gjatë fazës përgatitore që po kryejnë në Austri.
Gjatë ditës së sotme një tifoz është gjetur i vdekur në kampin stërvitor në Mittersill të Austrisë.
I vdekuri ka qenë një tifoz i madh i Schalke 04 dhe ka qenë klubi gjerman që ka dhënë lajmin për vdekjen e tij.
Traurige Nachrichten für die Schalker Vereinsfamilie: Im Trainingslager in Mittersill ist aus noch ungeklärten Gründen ein Anhänger der Königsblauen verstorben. Der FC Schalke 04 ist in Gedanken bei seiner Familie und seinen Freunden. Unser tiefes Mitgefühl gilt ihnen. pic.twitter.com/f7kaZEzVRR
— FC Schalke 04 (@s04) July 14, 2022
Megjithatë në lajmërimin nga Schalke 04, nuk bëhet të ditura arsyet që quan në vdekjen e tifozit të tyre.
“Lajm i rëndë për familjen e klubit Schalke 04. Një tifoz i yni vdiq në kampin stërvitor në Mittersill për arsye që ende janë të paqarta”.
Auf GEht's! 🔵⚪️#S04USS LIVE auf YouTube: https://t.co/IwEOhY1RuE pic.twitter.com/n55et48Fin
— FC Schalke 04 (@s04) July 13, 2022
“Mendimet e Schalke 04 shkojnë në këto momente për familjen dhe miqtë e tij. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për ta”, ka shkruar Schalke në faqen zyrtare.
Në këtë qendër stërvitore ditën e djeshme (e mërkure), Schalke 04 u përball në një ndeshje miqësore me klubin italian Salernitana, ku tifozi i ndjerë ishte i pranishëm në atë sfidë. /Telegrafi/