Site icon Telegrafi

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Arsenali mori një lajm shkatërrues sot (e mërkurë) pas një vlerësimi të detajuar të lëndimit të Kai Havertz, ku konfirmohet se sezoni i sulmuesit gjerman ka përfunduar.

Havertz u lëndua gjatë kampit dimëror të Topçinjve në Dubai, duke pësuar këputje të kofshës dhe tani është konfirmuar lajmi më i keq i mundshëm për Arsenalin.

Kështu, skuadra londineze do të jetë pa sulmuesin e parë deri në fund të sezonit, në të cilin po lufton sërish për titullin e Ligës Premier dhe vetëm tani ka dalë në dritë vendimi katastrofik i drejtuesve të klubit për të mos sjellë një sulmues të ri në janar.

Është gazetari i njohur i mediumit The Athletic, David Ornstein, i cili ka konfirmuar lëndimin e yllit gjerman.

“Kai Havertz do të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të lëndimit. Sulmuesi i Arsenalit pësoi këputje të kofshës gjatë stërvitjes në kampin e Arsenalit në Dubai. Nuk është e qartë nëse 25-vjeçari gjerman do të kërkojë operacion, por fokusi po bëhet i përshtatshëm për edicionin 2025-26”, ka shkruar Ornstein.

 

Këtë sezon, Havertz ka shënuar nëntë gola dhe ka regjistruar tre asistime në 21 ndeshje në Ligën Premier dhe ka shtuar katër gola dhe dy asistime në tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Arsenali aktualisht është i dyti në tabelën e Ligës Premier me 50 pikë, gjashtë prapa liderit Liverpool, i cili ka edhe një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Exit mobile version